Kosova

AAK: Mbajtja e seancës ishte provokim, ftojmë pozitën t’i japë zgjidhje vendit

“Mbajtja e seancës së Kuvendit ishte provokim”, theksohet në një deklaratë për shtyp të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas kësaj partie opozitare, shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës është përgjëgjëse për situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

“Përpjekja e tyre, për ta zhvilluar senacën sikur gjithçka është normale, është një provokim i hapur për opozitën dhe një përpjekje për t’i shmangur dështimet e kësaj shumice”, u shpreh AAK.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se shfaqja e sotme në Kuvend nuk është zgjedhje e opozitës, por veprim i domosdoshëm”, vijoi më tej.

“Ne vazhdojmë të jemi të palëkundur në kundërshtimin e dy dështimeve historike të kësaj qeverie, siç janë Demarkacioni dhe Asociacioni. Prandaj e ftojmë shumicën parlamentare dhe liderët e tyre Mustafa e Thaçi, që t’i japin vendit zgjidhje dhe gjithçka të rikthehet në normalitet. Në të kundërtën ata do të jenë përgjegjës për përshkallëzimin  e mundshëm të situatës”, thekson AAK në deklaratën e dërguar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button