☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,276 ▲ +0.57% ETH $2,066 ▲ +0.45% XRP $1.3174 ▼ -0.02% SOL $80.9100 ▲ +0.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

AAK: Tragjeditë kosovare në Evropë, pasojë e keqqeverisjes

aak-tragjedit-euml-kosovare-n-euml-evrop-euml-pasoj-euml-e-keqqeverisjes_hdAleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për ngjarjen e rëndë në Francë, ku një shtetas kosovar, ka tentuar vetëflijimin, pas refuzimit të kërkesës së tij për lejeqëndrim në këtë shtet.

Departamenti për Diasporë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e konsideron këtë rrjedhojë tjetër të politikave të gabuara të Qeverisë së Kosovës, në raport me statusin dhe situatën e rëndë të qytetarëve tanë të ikur nga vendi, për shkak të jetës së rëndë dhe të paperspektivë në Kosovë.

AAK thotë se shumë herë deri më tani e ka tërhequr vërejtjen për largimin e rinisë kosovare, shkaku i moszhvillimit ekonomik të Kosovës, papunësisë dhe mosperktivës për krijimin e familjes dhe ndërtimin e jetës në Kosovë.

AAK nëpërmjet një komunikate ka përsëritur edhe një herë se a duhet edhe më tutje njerëzve tanë t’u ndodhin raste e tragjedi si ai lumit Tisa dhe ky i fundit, në kërkim të një jete më të mirë.

“E vërteta për arsyen e largimit të njerëzve nga Kosova, janë edhe të dhënat e fundit të Eurostatit, të cilat i pranoi edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovës në ikje, Bajram Rexhepi. Departamenti për Diasporë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës konsideron më e arsyeshme do të ishte që ministri Rexhepi, në vend të konstatimit të këtyre të dhënave, të dilte me propozime e strategji konkrete për parandalimin e kësaj dukurie të dëmshme për vendin”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.