☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.83 ▲0.05%
ARI 4,039 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $78,813 ▼ -2.7% ETH $2,255 ▼ -4.05% XRP $1.2350 ▼ -6.97% SOL $96.2600 ▼ -5.64%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.83 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.31 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.83 ▲0.05 % ARI 4,039 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku: LDK mund ta propozoj edhe Vjosa Osmanin për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se LDK mund ta propozojë Vjosa Osmanin për presidente.

Abdixhiku tha se i kanë 15 vota për propozimin e LDK-së.

Kryetari i LDK-së tha se nëse LVV dëshiron marrëveshje politike me LDK-në “atëherë munden me propozu emra, ku mundet me qenë edhe Vjosa Osmani”.

“Me sa kuptuam Kurti kërkon 90 vota, LDK 90 vota nuk mund t’i bëj, që i bie po kërkon bashkëpunim edhe me PDK-në… Por, nëse dëshiron marrëveshje politike me LDK-në atëherë LDK mund të propozoj emra. Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre emra, por e propozojmë një dhe mundet me qenë edhe Vjosa Osmani. Po le të na tregoj ai a i ka 66 vota për këtë president”, tha Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku tha se Kurti njëherë duhet të vendosë se a dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, apo i donë 90 vota.

“… 90 vota me neve nuk i ka…meqenëse nuk i ka po më duket manovër politike. Po le të merret vesh PDK-në, le të na tregon e më pas ne i përgjigjemi bashkë me 15 vota tona. Propozimi ynë ka qenë gjithmonë marrëveshje politike, po ku Lëvizjes Vetëvendosje nuk i takon presidenti”, ka thënë ndër të tjera, Abdixhiku.

Ai kritikoi qasjen që për çështje me kaq rëndësi si presidenti komunikohet përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.