☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 April 2026
S&P 500 7,139 ▼0.49%
DOW 49,142 ▼0.05%
NASDAQ 24,664 ▼0.9%
NAFTA 99.65 ▲3.4%
ARI 4,609 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,400 ▼ -0.77% ETH $2,297 ▲ +0.17% XRP $1.3837 ▼ -0.74% SOL $83.8400 ▼ -0.51%
S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 99.65 ▲3.4 % ARI 4,609 ▼1.8 % S&P 500 7,139 ▼0.49 % DOW 49,142 ▼0.05 % NASDAQ 24,664 ▼0.9 % NAFTA 99.65 ▲3.4 % ARI 4,609 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1728 EUR/GBP 0.8660 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.6411 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4367 EUR/TRY 52.8371 EUR/JPY 186.88 EUR/CAD 1.5974
28 Apr 2026
Breaking
Kosova

​Abdixhiku: Pse Vjosa Osmani po i pengon kaq shumë Albin Kurtit?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku deklaroi se partia që ai udhëheqë nuk do të jetë siç u shpreh “pjesë e shou”-t për zgjedhjen e presidentit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku deklaroi se partia që ai udhëheqë nuk do të jetë siç u shpreh “pjesë e shou”-t për zgjedhjen e presidentit.

“LDK e konsideron se ky shou një partiak nuk i shërben interesave të Republikës dhe në këtë drejtim nuk marrim pjesë në shou të tillë…I kuptojmë këto përpjekje për të krijuar rast n ë Gjykatën Kushtetuese konsiderojmë që është kosto shumë e madhe për fatin e Republikës së luhet kaq shtrenjtë e kaq shumë për një datë të zgjedhjeve sepse shteti megjithatë nuk është hajgare është seriozitet i lartë dhe një parti politike do të duhej të sillej jo vetëm me seriozitet por me seriozitet të jashtëzakonshëm ndaj normave kushtetuese, por këta janë të njohur për t’i shkelur ato dhe tani i kanë dhënë një epitet ‘karate’ president e nuk besoj se ne të tjerët duhet të jemi pjesë e një skenari të tillë politik”, tha ai.

Kreu i LDK-së tha pak para tentimit të tretë të parlamentit për të mbajtur seancë për zgjedhjen e shefit të shtetit, se Kosova nuk mund të ketë një president karate.

“çka po kuptoj prej këtij procesi është shumë e qartë që Kurti do një kundër-kandidat për njëren prej kandidatëve të vetë, por do kuorum për të zgjedhur presidentin karate e ne nuk mund të kemi një president karate vetë fakti që një president karate s’duhet të jetë president prandaj rrethanat e tilla kjo është lojë politike”, deklaroi Abdixhiku.

Shefi i LDK-së tha se duke ditur afatin kushtetues vetëm edhe disaorësh që ka mbetur deri në zgjedhjen potenciale e presidentit të ri, është pothuajse e pamundur të ketë ndonjë rezultat pozitiv ku do të përfshihej edhe opozita, pasi çfarëdo ofertë që do t’u bëhej partive opozitare do të kërkonte që ato të mblidhnin organet e tyre më të larta për të marrë vendime.

Abdixhiku: Nuk ka më kohë, e pamundur të mbledhim këshillat e përgjithshëm për ndonjë vendim

Jemi në orët e fund po shkojmë drejtë një situate të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme edhe njëherë të them të drejtën tani është edhe vonë të mblidhen partitë në 5 orët e fundit të mblidhet këshillat e përgjithshme dhe të marrin vendime për çështjet e tjera ..

Për të është e pakuptueshme pse kryeministri Albin Kurti nuk po e mbështetë kandidaturën potenciale të Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit, duke shtuar se është i bindur që ajo do ta merrte këtë pozitë nga populli.

“Ne i kemi 15 nënshkrime për kandidatin e LDK për të propozuar kandidatin duhet të merresh vesh me kandidatin tjetër se cili është kandidat dhe ai duhet të na tregoj se a i ka pas votat për Vjosa Osmanin me sa kuptova ai tha se i ka votat për ta bërë kundër kandidate të Ferides……(kjo pjese është pak më vonë) E çka nuk arrij me kuptua unë është pse po i pengon kaq shumë Vjosa Osmani Albin Kurtit e ndoshta Kurti nuk do ta zgjedh, por ja që jam i bindur që populli i Kosovës do ta zgjedh”, deklaroi ai.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se qëllimi i partisë në pushtet është që me situatën për presidentin të ndërtojë një rast të ri për ta dërguar në Kushtetuese dhe të fitojë kohë për të një datë të favorshme elektorale.

Abdixhiku: Po duan të krijojnë rast në Kushtetuese për një datë të favorshme elektorale

Video

“A e dini se çka është qëllimi këtu ta thermi shumë thjesht po duan të krijojnë rast në Gjykatën Kushtetuese duke e shkelur secilin parim demokratik për të blerë kohë për t’iu ardhur një datë më e favorshme elektorale”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.