🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.76 ▲2.69%
ARI 4,094 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,839 ▼ -2.34% ETH $2,404 ▼ -3.15% XRP $1.3244 ▼ -3.02% SOL $104.5500 ▼ -2.65%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.76 ▲2.69 % ARI 4,094 ▼1.35 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.76 ▲2.69 % ARI 4,094 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS-së/ Manastirliu: Kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Partia Socialiste festoi 35-vjetorin e themelimit të saj në Qarkun e Tiranës, në një aktivitet që mblodhi themelues, drejtues, anëtarë dhe mbështetës të PS, për të kujtuar rrugëtimin e saj ndër vite dhe për të ndarë vizionin për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Në fjalën e saj, Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, vlerësoi kontributin e themeluesve dhe të gjithë socialistëve që kanë mbajtur gjallë vlerat e kësaj force politike gjatë këtyre 35 viteve.

“35 vjet Partia Socialiste është një histori politike, por edhe një histori njerëzore. Kemi kaluar plot ngjarje të mira, por sigurisht edhe sfida e vështirësi. Por socialistët, njerëzit e Partisë Socialiste, të gjithë anëtarët e saj, por mbi të gjitha themeluesit e kësaj partie, që në ditën e parë të themelimit të saj u anuan nga ana e duhur e historisë, e bënë atë Partinë më të madhe progresiste.

Mirënjohje të gjithë themeluesve të Partisë Socialiste në vend, duke mbajtur të bashkuara vlerat më të mëdha, më të larta të Shqipërisë Europiane për 35 vjet. Gjithmonë njerëzit i kanë besuar Partisë Socialiste për të vijuar projektin politik për Shqipërinë Europiane.

Një vend të veçantë në historinë e Partisë Socialiste zë Partia Socialiste e Tiranës. Energjia, organizimi që nga dita e fillimit të saj, ka bërë që të jetë lokomotiva e fitoreve të Partisë Socialiste vit pas viti. Tirana është motori i rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, u shpreh drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.