☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,261 ▼ -0.15% ETH $2,502 ▼ -1.27% XRP $1.3484 ▼ -1.61% SOL $100.7700 ▼ -1.18%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Sporti

ABISSNET SUPERIORE, FINAL 4 / Elbasani siguroi fitore por “humbi” një pikë, Dinamon e mban një “mrekulli matematikore” në lojë për titull

“Final Four” afron edhe më shumë dhe pas javës së 32-të, janë dy tashmë skuadrat që kanë siguruar matematikisht biletën për në mini-turne, pasi Vllaznisë i është bashkuar edhe Elbasani. Rregullorja e aktivitetit në “Final 4”, parashikon përgjysmimin e pikëve të renditjes. “Pas përfundimit të katër fazave të rregullta të kampionatit, 4 (katër) ekipet e […]

“Final Four” afron edhe më shumë dhe pas javës së 32-të, janë dy tashmë skuadrat që kanë siguruar matematikisht biletën për në mini-turne, pasi Vllaznisë i është bashkuar edhe Elbasani.

Rregullorja e aktivitetit në “Final 4”, parashikon përgjysmimin e pikëve të renditjes. “Pas përfundimit të katër fazave të rregullta të kampionatit, 4 (katër) ekipet e para në renditje do të marrin pjesë në fazën “Final 4”, duke e nisur këtë fazë me pikët e fituara gjatë kampionatit të rregullt të përllogaritura në mënyrë të përgjysmuar duke marrë parasysh vlerën më të ulët”, shkruhet në rregulloren e aktivitetit.

Me këtë rregull, në skuadrat e katërshes, janë dy skuadra që “humbin” një pikë. Elbasani që ndjek Vllazninë, duke pasur 59 pikë aktualisht, do t’i shihte ato të ndaheshin në vetëm 29, kundrejt 30 të shkodranëve dhe 27 të Egnatias. Ekipi tjetër që humb pikë është Dinamo, që do të shihte 45 pikët aktuale të konvertoheshin në 22 të tilla.

Situata e vendi të katërt aktualisht është e tillë që Dinamo praktikisht merr pjesë në “Final Four” pa mundësi reale për titull. Sigurisht, ekziston një skenar ku blutë mund të fitojnë titullin kampion në “Final Four” edhe me diferencat aktuale nga skuadrat më lart, por më shumë si një “mrekulli matematikore” se sa një shans real që të ndodhë një gjë e tillë.

RENDITJA E FINAL FOUR ME SITUATËN AKTUALE

Vllaznia 30 pikë, Elbasani 29 pikë, Egnatia 27 pikë, Dinamo 22 pikë.

KALENDARI ME SITUATËN AKTUALE

Java 1

Vllaznia-Dinamo (E shtunë, 16 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Elbasani-Egnatia (E diel, 17 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 2

Vllaznia-Egnatia (E shtunë, 23 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Elbasani-Dinamo (E diel, 24 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Java 3

Vllaznia-Elbasani (E premte, 29 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Egnatia-Dinamo (E diel, 31 maj ora 19:00 në “Air Albania”)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.