🌫️
Tiranë 18°C · Mjegull 02 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 93.39 ▲1.33%
ARI 4,519 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,770 ▼ -4.82% ETH $1,908 ▼ -4.41% XRP $1.2276 ▼ -5.07% SOL $75.7600 ▼ -6.1%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 93.39 ▲1.33 % ARI 4,519 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Politika

“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestue

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, thekson se qeveria shqiptare do të mbrojë biodiversitetin në zonën e Zvërnecit.

Sipas tij janë 11 vendime qeverie që lidhen me studimin mjedisor dhe që duhet t’i respektojë kompania. Gazetari zbulon ndër të tjera se qeveria nuk ka pranuar ndërtimin e një marine detare në Zvërnec, sikurse bëri në Sazan.

Po ashtu Sejdarasi citon një intervistë të Ivanka Trump, ku sipas tij ajo e mbron Zvërnecin më shumë se sa vet protestuesit.

“Ne kemi shansin që investime të tilla strategjike t’i mirëpresim si në Malin e Zi, Kroaci. Cili është projekti i Zvërnecit? Janë 11 vendime qeverie që duhet të respektojë kompania, që lidhen me studimin mjedisor. 5 kompani nga më të njohurat në botë po bëjnë studim mjedisor, në bazë të tij do ta shohim, ndërhyn apo jo në biodiversitet, kemi prishje të territorit apo jo. Marina detare që mund të krijojë problem me diversitetin nuk u pranua nga qeveria shqiptare, u hodh poshtë dhe tha s’është për këtë fazë. Njëlloj edhe për Sazanin. Janë pranuar elementët që ruanin zonën e mbrojtur. Duhet ta rrethosh vendin, jo në atë mënyrë se as unë s’jam dakord me mënyrën, që të presësh të vijë projekti dhe studimi. Që të bësh kantier në atë zonë duhet të shtrosh rrugën me çakull. S’ka projekt dhe studim mjekësor. Ka vetëm VKM për zhvillimin e zonës. Tre projekte janë kthyer mbrapsht”, tha Sejdarasi.

“Sot ka dhënë intervistë në një podcast, shikojeni se çfarë thotë Ivanka Trump. Ajo e mbron më shumë Zvërnecin se sa ne dhe protestuesit. Nuk mund të flasim për sa kohë që s’kemi disa fletë të shkruajtura që t’i lexojmë”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.