Abissnet Superiore:Java e 30-të luhet në tri ditë, fillon me Flamurtari-Tirana
Kombëtarja ia lë vendin kampionatit. Abissnet Superiore rikthehet me javën e 30-të, që do të luhet e ndarë në tri ditë, duke filluar nga e premtja.
Java hapet të premten me sfidën e mbijetesës mes Flamurtarit dhe Tiranës, që është programuar të luhet në orën 19:00, në stadiumin “Flamurtari”.
Të shtunën do të luhen tri ndeshje të tjera dhe ato më interesantet sa i takon kreut. Partizani pret Vllazninë në kryeqytet, Dinamo City përballet me Elbasanin në “Air Albania”, ndërsa Egnatia ndeshet me Bylisin.

Java e 30-të do të mbyllet ditën e diel me ndeshjen mes Vorës dhe Teutës, që do të luhet në orën 15:00.
The post Abissnet Superiore në RTSH/ Java e 30-të luhet në tri ditë, fillon me Flamurtari-Tirana appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.