🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.48 ▲0.94%
ARI 4,215 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,180 ▲ +1.08% ETH $1,873 ▲ +0.87% XRP $1.0630 ▼ -0.76% SOL $74.0100 ▲ +1.18%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.48 ▲0.94 % ARI 4,215 ▲1.5 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.48 ▲0.94 % ARI 4,215 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Opinion

Afatet e skaduara të paraburgimit janë prova e dështimit të prokurorisë

Nga Ylli Manjani

Nëse vëzhgohet me kujdes ecuria e proceseve penale, veçanërisht atyre në GJKKO, vihet re një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë: gjykimet zvarriten deri në kufijtë maksimalë të afateve të paraburgimit. Në jo pak raste, këto afate skadojnë dhe të pandehurit lirohen, ndërkohë që gjykimi ende nuk ka përfunduar, madje ndonjëherë as nuk ka hyrë realisht në fazën e shqyrtimit të themelit.

Kjo ndodh pavarësisht faktit se gjykatat, gjatë fazës hetimore, konfirmojnë pothuajse në mënyrë automatike kërkesat e prokurorisë. Në praktikë, mbi 98% e kërkesave për masa sigurimi, përgjime, kontrolle apo sekuestro miratohen.

Pyetja është e thjeshtë: si ka mundësi që një prokurori, e cila fiton pothuajse çdo betejë procedurale në fazën hetimore, dështon kur çështja shkon në gjykim?

Përgjigjen duhet ta kuptojmë duke bërë dallimin mes fazës së hetimit dhe fazës së gjykimit.

Gjatë hetimeve, gjykata vendos kryesisht mbi kërkesat procedurale të prokurorisë. Vendimet për arrest, përgjim, kontroll apo sekuestrim merren shpesh në mungesë të një procesi të mirëfilltë kontradiktor. Në atë fazë, gjykata në dhomë këahillimi nuk teston ende forcën reale të provave, por vetëm mjaftueshmërinë formale të pretendimeve të prokurorit.

Por në momentin që çështja kalon për gjykim në themel, rregullat ndryshojnë. Atje nuk mjaftojnë më dyshimet apo raportet policore. Nuk mjaftojnë më memorandumet dhe informacionet operative. Gjykata është e detyruar të zhvillojë një proces të plotë, ku çdo provë i nënshtrohet debatit, çdo akt kontrollohet për ligjshmërinë e tij dhe çdo pretendim testohet përballë mbrojtjes.

Që në fillim të gjykimit nis kontrolli mbi vetë procesin hetimor. Pikërisht aty shfaqen problemet. Debatet për pavlefshmërinë e akteve, për cenimin e të drejtave kushtetuese, për mënyrën e marrjes së provave apo për mungesën e garancive procedurale konsumojnë kohë të konsiderueshme. Dhe kjo nuk ndodh rastësisht. Ndodh sepse shumë dosje hetimore mbërrijnë në gjykatë me mangësi serioze procedurale.

Më pas vjen shqyrtimi i provave, dëgjimi i dëshmitarëve, administrimi i dokumenteve, ekspertimet, këqyrja e provave materiale, debatet e palëve dhe në fund pretendimet përfundimtare. Ky është një proces që kërkon kohën e vet.

Por ekziston një lidhje logjike që nuk mund të fshihet.

Sa më e plotë, më e qartë dhe më e ligjshme të jetë dosja hetimore, aq më i shpejtë zhvillohet gjykimi. Kur provat janë të forta dhe janë mbledhur në përputhje me ligjin, debatet ngushtohen dhe procesi ecën natyrshëm.

Përkundrazi, sa më shumë zgjatet gjykimi për shkak të diskutimeve mbi vlefshmërinë e provave, aq më shumë zbulohet dobësia e hetimit.

Prandaj, kur sot shohim të paraburgosur që lirohen sepse kanë skaduar afatet ligjore, nuk duhet të nxitojmë të fajësojmë vetëm gjykatat. Fenomeni është, para së gjithash, një pasqyrë e cilësisë së dobët të hetimeve.

Prokuroria, SPAK më së shumti, që krenohet vetëm me arrestime, pavarësisht gjithë investimit politik dhe institucional që u bë në emër të reformës në drejtësi, vazhdon të mbetet hallka më problematike e procesit penal. Janë të rralla dosjet e ndërtuara mbi prova të forta, të ligjshme dhe të mjaftueshme. Në vend të tyre gjen shpesh volume të tëra me raporte policore, interpretime subjektive, transkriptime bisedash, shkrime portalesh dhe hipoteza që nuk arrijnë të shndërrohen në prova gjyqësore.

Kur vjen momenti të provohen akuzat sipas standardeve të procesit të rregullt ligjor, shumë prokurorë mbeten pa argumente. Dhe atëherë koha punon kundër tyre.

Paradoksi është edhe më i madh: edhe me një praktikë gjyqësore jashtëzakonisht tolerante ndaj kërkesave të prokurorisë gjatë hetimeve, sërish të paraburgosurit lirohen sepse çështjet nuk arrijnë të përfundojnë brenda afateve që vetë ligji ka vendosur.

Madje gjykatat i japin prokurorisë edhe një dorë, kur gjatë gjykimit pezllojnë kuturu dhe pa shkak legjitim afatet e paraburgimit. Por përsëri afatet skadojnë. Po të llogarisim këtu edhe ato raste me afate të pezlilluara kuturu, numri i të liruarve nga paraburgimi do ishte shumë më i madh dhe, dështimi i prokorisë do ishte edhe më i dukshëm.

Kjo llogjikë është treguesi më i qartë se problemi nuk është mungesa e arrestimeve, por mungesa e hetimeve cilësore. Kjo është gjithashtu provë e fortë në favor të tezës se arrestimet kanë qenë ABUZIVE dhe të PAJUSTIFIKUARA.

Përpjekja për ta paraqitur vonesën në gjykim duke fajsuar avokatët është folklorizëm juridik prokurorësh që kanë harruar të kqyrin një vendngjarje.

Një prokurori që heton mirë nuk ka nevojë ta mbajë njeriun pafundësisht në paraburgim. Ajo ndërton një dosje të fortë, e çon shpejt në gjykim dhe arrin një vendim brenda afateve normale.

Një prokurori që nuk heton siç duhet, kërkon ta zëvendësojë mungesën e provave me kohën e paraburgimit.

Prandaj, nëse dikush kërkon një tregues serioz për të vlerësuar punën e prokurorëve, nuk duhet të numërojë arrestimet dhe konferencat për shtyp. Duhet të shohë sa dosje arrijnë të përfundojnë me standarde të larta procedurale dhe sa të paraburgosur lirohen sepse shteti nuk ishte në gjendje t’i gjykonte brenda afateve që vetë ligji ka caktuar.

Sepse afatet e skaduara të paraburgimit nuk janë fitore e të pandehurve. Janë prova e dështimit të prokurorisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.