🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.27 ▲0.66%
ARI 4,223 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,070 ▲ +0.53% ETH $1,869 ▲ +0.15% XRP $1.0610 ▼ -1.25% SOL $73.9200 ▲ +0.48%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.27 ▲0.66 % ARI 4,223 ▲1.69 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.27 ▲0.66 % ARI 4,223 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Arte

Bashkia e Shën Mitrit në pritje të Festivalit të Këngës Arbëreshe

San Demetrio Corone po bëhet gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës arbëreshe.

Ky fillim gushti do të sjellë në mjediset historike të Kolegjit të Shën Mitrit edicionin e 44-t të Festivalit të Këngës Arbëreshe, një veprimtari e kthyer tashmë në traditë, që synon ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, zakoneve dhe identitetit arbëresh në Itali.

Nën moton “E ardhmja e identitetit tonë, rrënjët e historisë sonë”, festivali i këtij viti, i organizuar nga bashkia e San Demetrio Corone-s në bashkëpunim me institucione vendore dhe rajonale, sjell një program të pasur ku muzika ndërthuret me historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Veprimtaritë do të nisin më 6 gusht me “Valljet Arbëreshe” nëpër rrugët e qytetit, një shfaqje që rikthen në qendër të vëmendjes traditat e komunitetit arbëresh. Po atë ditë do të zhvillohet edhe një bashkëbisedim institucional kushtuar marrëdhënieve Itali–Shqipëri, me theks te bashkëpunimi ndërkombëtar dhe etnokulturor.

Një nga risitë e këtij edicioni do të jetë edhe parada e krijimeve të mjeshtrit të njohur të bizhuterive dhe kostumeve tradicionale, Gerardo Sacco, e cila pritet të ndërthurë artin bashkëkohor me trashëgiminë kulturore arbëreshe.

Më 7 gusht, festivali do t’i kushtojë një mbrëmje historisë së tij me veprimtarinë “Vitet më të mira”, një udhëtim muzikor që do të rikthejë në skenë interpretimet dhe këngët më të spikatura të katër dekadave të këtij festivali.

Kulmi i veprimtarive do të jetë mbrëmja e 8 gushtit, me garën e artistëve në edicionin e 44-t të Festivalit të Këngës Arbëreshe, që do të drejtohet nga Lello Pagliaro, Marta Longo dhe Emiliana Oriolo.

Në skenë do të ngjiten artistë dhe këngëtarë për të interpretuar në gjuhën arbëreshe dhe për të përcjellë pasurinë muzikore e kulturore të një komuniteti që prej më shumë se pesë shekujsh ruan gjallë lidhjen me vendin amë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.