🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,599 ▲0.25%
DOW 52,260 ▲0.95%
NASDAQ 25,463 ▲0.1%
NAFTA 96.21 ▼7.6%
ARI 3,966 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,038 ▼ -1.1% ETH $2,254 ▼ -0.42% XRP $1.2402 ▼ -0.74% SOL $92.1400 ▼ -2.51%
S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 % S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohet se transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Operacionet e koduara “Aksi” dhe “Aksi 01” u finalizuan në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, ku specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë ndaj aktivitetit të dyshuar kriminal në fushën e kontrabandës së emigrantëve.

Sipas Policisë, në dy operacione të njëpasnjëshme u kapën tre persona që po transportonin gjithsej 24 emigrantë nga vendet e treta, me synim kalimin e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi F. M., 22 vjeç, banues në Elbasan, i cili dyshohet se transportonte 14 emigrantë.

Ndërsa në operacionin “Aksi 01” u arrestuan shtetasit A. R., 23 vjeç dhe D. Ç., 24 vjeç, banues në Përrenjas, të cilët dyshohet se transportonin 10 emigrantë të tjerë. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. R. drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.