🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 05 August 2026
S&P 500 7,737 ▲1.79%
DOW 54,086 ▲1.71%
NASDAQ 26,585 ▲2.59%
NAFTA 76.31 ▲0.71%
ARI 4,214 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,071 ▲ +0.51% ETH $1,870 ▲ +0.16% XRP $1.0626 ▼ -1.18% SOL $73.8800 ▲ +0.44%
S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.31 ▲0.71 % ARI 4,214 ▲1.48 % S&P 500 7,737 ▲1.79 % DOW 54,086 ▲1.71 % NASDAQ 26,585 ▲2.59 % NAFTA 76.31 ▲0.71 % ARI 4,214 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Opinion

Që të shmanget “rrumbullakosja” kur Euroja të zëvendësojë Lekun

Nga Eduard Zaloshnja

Problemi më i madh i zëvendësimit të euros me monedhat kombëtare në vendet që e kanë kryer këtë zëvendësim ka qenë rritja artificiale e inflacionit (dmth, rritja artificiale e çmimit të shportës mesatare të konsumit). Dhe kjo ka ardhur prej “rrumbullakosjes” së çmimeve nga ofruesit e mallrave dhe shërbimeve, pas kalimit nga monedha kombëtare në euro.

Le të japim një shembull të thjeshtë. Supozojmë se sot një dyqanxhi e shet në lagje bukën masive me 850 lekë të vjetra. Kur ai ia shet atë një turisti, i merr 1euro me “rrumbullakosje”…

Dhe nëse nesër euroja e zëvendëson zyrtarisht lekun me kursin aktual të tregut valutor, dyqanxhiu mund ta “rrumbullakosë” çmimin edhe për banorët e lagjes. Domethënë, atyre do t’u duhen 925 lekë të vjetra (të këmbyera në euro), për të blerë të njëjtë bukë, që deri dje e blinin me vetëm 850 lekë të vjetra. Pra, çmimi i produktit rritet mekanikisht brenda ditës me 8.8%!

Dhe në qoftë se një gjë e ngjashme ndodh (që ka ndodhur në shumë shtete të tjera) për mijra mallra e shërbime të shportës së konsumit, do të përballemi me një rritje artificiale të inflacionit të përgjithshëm.

Sa më sipër vlen për t’u diskutuar dhe analizuar qysh sot në Shqipëri, meqë projektligji për Bankën e Shqipërisë ka një kapitull ku përcaktohet se Euroja do të zëvendësojë krejtësisht Lekun, fill pas antarësimit të Shqipërisë në BE. Dhe për të shmangur fenomenin e “rrumbullakosjes”, kursi i këmbimit zyrtar (kur të vijë dita e zëvendësimit) duhet të jetë 1euro për 1 mijë lekë të vjetra. Kështu, një produkt që shitet për 1 mijë lekë të vjetra, thjesht do të shitet për 1 euro (pa shkaktuar rritje artificiale çmimi).

Po që të arrihet kursi 1 me 1000 deri në ditën e zëvendësimit, Banka e Shqipërisë duhet t’i fillojë përgatitjet sa më parë. Për shembull, Banka Kombëtare e Bullgarisë e mbajti të fiksuar kursin e këmbimit të Euros me Levin qysh në mes të vitit 2020, për të qenë gati më 1 janar 2026 për futjen zyrtare në Eurozonë.

Që të shkohet drejt kursit 1 euro për 1000 lekë të vjetra, Banka e Shqipërisë duhet të kryejë blerje të fuqishme të eurove në tregun e brendshëm valutor. Në këtë mënyrë ajo mund ta balancojë dhe tejkalojë ofertën e pandalshme të eurove në këtë treg.

Këtë vit Banka e Shqipërisë planifikon të blejë 450 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, nga 350 milionë që bleu vjet. Por këto blerje duhet të rriten çdo vit e më shumë, që të arrihet tek kursi 1 me 1000 në ditën e zëvendësimit të Lekut nga Euroja.

Aktualisht vlera e rezervës valutore së Bankës së Shqipërisë është pothuaj 7.9 milardë euro, dhe pritet të shkojë mbi 8 miliardë deri në fund të vitit. Me blerje më të fuqishme se aktualisht në tregun e brendshëm valutor, rezerva valutore mund të shkojë në 12 miliardë deri në fund të vitit 2030. Në këtë mënyrë mund të arrihet një kurs 1 me 1000 për euron, si edhe një garanci për mbulim 16-mujor importesh (për raste emergjencash të jashtëzakonshme).

Shënim: Meqë 90% e rezervës sonë valutore është e denominuar në euro, me bërjen e saj monedhe kombëtare, vetëm 10-përqindëshi i mbajtur në ar, dollarë etj. do të konsiderohet valutë e huaj. Ndërsa 90-përqindëshi në euro thjesht do të mbetet kapital I Bankës së Shqipëërisë, e cila do të bëhet pjestare e rrjetit të Bankës Qendrore Europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.