🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,589 ▲0.12%
DOW 52,214 ▲0.86%
NASDAQ 25,406 ▼0.12%
NAFTA 96.24 ▼7.57%
ARI 3,963 ▲1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,948 ▼ -1.21% ETH $2,251 ▼ -0.54% XRP $1.2426 ▼ -0.49% SOL $92.1600 ▼ -2.36%
S&P 500 7,589 ▲0.12 % DOW 52,214 ▲0.86 % NASDAQ 25,406 ▼0.12 % NAFTA 96.24 ▼7.57 % ARI 3,963 ▲1.65 % S&P 500 7,589 ▲0.12 % DOW 52,214 ▲0.86 % NASDAQ 25,406 ▼0.12 % NAFTA 96.24 ▼7.57 % ARI 3,963 ▲1.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Von der Leyen dënon sulmin rus dhe premton mbështetje të re për Kievin

BRUKSEL, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi ashpër sulmin vdekjeprurës rus në rajonin e Kievit, duke e cilësuar atë si një nga “mizoritë e tmerrshme” të kryera nga Rusia kundër Ukrainës.

Në një deklaratë të publikuar sot në rrjetin social X, Von der Leyen theksoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet dhe shkatërrimet që ka shkaktuar gjatë luftës.

Ajo njoftoi gjithashtu se Bashkimi Evropian do t’i transferojë Ukrainës edhe 1,4 miliardë euro shtesë për të mbështetur përpjekjet e saj në luftë.

Fondet do të vijnë nga fitimet e jashtëzakonshme të krijuara prej aseteve ruse të ngrira në vendet e BE-së.

Sipas Von der Leyen, Bashkimi Evropian mori të hënën këstin e fundit të këtyre fitimeve dhe do t’ia vërë ato në dispozicion Kievit për të forcuar mbrojtjen dhe qëndrueshmërinë e vendit përballë agresionit rus.

Deklarata e saj vjen pas sulmit të fundit rus në rajonin e Kievit, i cili shkaktoi  të paktën 15  viktima dhe dëme të mëdha materiale, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të përshkallëzohet.

Bashkimi Evropian ka përsëritur se do të vazhdojë mbështetjen politike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.