☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.94 ▼0.91%
ARI 4,600 ▲0.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,452 ▼ -1.5% ETH $2,027 ▼ -1.31% XRP $1.3108 ▼ -3.15% SOL $81.8200 ▼ -2.78%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.94 ▼0.91 % ARI 4,600 ▲0.93 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.94 ▼0.91 % ARI 4,600 ▲0.93 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Afganistan, qindra të vdekur nga orteqet

Moti i keq ka përfshirë Afganistanin prej ditësh. Zona të mëdha në verilindje të vendit kanë mbetur të bllokuara nga reshjet e mëdha të dëborës.

afganistanOrteqet kanë krijuar një situatë tejet shqetësuese, duke vrarë me qindra persona. Presidenti Ashraf Ghani tha se të paktën 280 persona kanë mbetur të vdekur në të gjithë vendi ditët e fundit. Shumica e viktimave kanë humbur jetën në luginën Panjshir, ku ekziston frika se shumë persona të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar në dëborë.

Zyrtarët vendas i kanë cilësuar orteqeve si më vdekjeprurëse përgjatë 30 viteve të fundit, lartësia e tyre ka arritur deri në 40 metra.

Operacione të mëdha janë duke u zhvilluar në disa zona në veri të vendit nga forcat ajrore, të cilat po shpërndajnë ushqime dhe po evakuojnë banorët më të rrezikuar. Ndërkohë, 3 ditë zie kombëtare janë duke u mbajtur në nderim të viktimave.

Presidenti Ghani ka anuluar një udhëtim në Iran për shkak të asaj që ai e cilësoi si tragjedi kombëtare.

Pavarësisht se po u sjell mjerim këtyre personave, dëbora është jetike për Afganistanin, ku shumica e popullsisë rurale të varur nga bujqësia, shpresojnë te shkrirja e dëborës nga malet për të ujitur të mbjellat e tyre gjatë pranverës dhe verës.

Bujqësia udhëheq ekonominë e trazuar afgane, duke qenë se rreth 3/4-tat e popullsisë jetojnë në zona rurale, përllogariti Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Agrikulturën gjatë vitit 2004. Ujitja nuk është e shtrirë gjerësisht në Afganistan, teksa një pjesë e madhe e vendit është gjysmë e thatë, ndaj dhe përpjekjet gjatë dekadës së fundit janë fokusuar kryesisht në zgjerimin e ujitjes, me rezultate herë pozitive e herë negative.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.