Rajoni
Afro 9 herë është më e ulët rroga minimale në Bullgari, në krahasim me Luksemburgun
Nga data 1 janar 2016, rrogat minimale në Bashkimin Evropian luhaten nga 210 euro në Bullgari deri më 1923 euro në Luksemburg, ose më shumë se 9 herë ndryshim, llogarit një analizë të Eurostatit për aftësinë blerëse mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Pas Bullgarisë me rroga pune më të ulëta minimale në Kontinentin e Vjetër janë vetëm Republika e Maqedonisë dhe Shqipëria. Përpara Bullgarisë me vlera të përafërta të rrogës minimale të punës janë Rumania, Serbia dhe Mali i Zi (me rreth 250 euro për muaj).