☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Nuk ka qendër votimi që PS nuk e fiton dot

Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri, Edi Rama, deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë, që përfshin Dajtin, Shëngjergjin, Zallbastarin, Petrelën dhe Baldushkun, se PS ka kapacitet të arrijë rezultate më të mira në çdo qendër votimi.

“Koha ka treguar që nuk ka asnjë vend, asnjë qendër votimi që Partia Socialiste nuk e fiton dot, por ka qendra ku nuk fitojmë sepse nuk organizohemi si duhet. Nuk ka asnjë rezultat që ne nuk e arrijmë dot, por ato që nuk arrijmë vijnë sepse nuk bëjmë punën sa duhet. Këtë punë dhe këtë përpjekje e kemi detyrë më të madhe sesa thjesht ndaj vetes”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu hodhi poshtë akuzat për rritje të korrupsionit.

“Nuk mund të thuhet me plot gojën se ‘është rritur korrupsioni dhe s’ka qenë kurrë korrupsioni siç është sot’, sepse kjo është një gënjeshtër shumë e madhe. Po të ishte kështu, nuk do të rritej ekonomia, nuk do të rriteshin pagat dhe pensionet, dhe nuk do të rritej numri i përfituesve nga fondet publike”, tha Rama.

Ai u shpreh se narrativat negative për qeverisjen nuk janë të sakta.
“Refuzoj me neveri këtë narrativë që thotë vetëm: vjedhje, vjedhje, vjedhje; korrupsion, korrupsion, korrupsion. Po të ishin të vërteta, nuk do të ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në të gjitha drejtimet”, nënvizoi Rama.

Në mbyllje Rama tha se shpreson që “këto 2–3 muaj do të bëjmë të gjithë gjërat e duhura që të vendosim bazën për fitoren në zgjedhjet e ardhshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.