🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,842 ▼ -2.08% ETH $2,055 ▼ -3.92% XRP $1.3191 ▼ -2.3% SOL $79.2100 ▼ -2.5%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Agjencitë e udhëtimit, rritja fiktive; llogaritja e re e xhiros shkakton konfuzion

bbbTashmë agjencive të udhëtimit që shesin bileta për kompanitë ajrore u llogaritet si xhiro jo vetëm marzhi shtesë, por edhe shuma që iu jepej këtyre shoqërive. Një shqetësim i tillë është raportuar nga agjencitë e udhëtimit edhe tek Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila mësohet se ia ka referuar këtë shqetësim edhe tatimeve…
Statistikat e fundit të INSTAT në lidhje me shifrat e afarizimit raportuan një rritje të ndjeshme të xhiros në volum të realizuar nga agjencitë e udhëtimit, në rreth 20.5%, në tremujorin e tretë 2015 krahasuar me atë të2014-ës. Ndërsa ndryshimi tremujor i indeksit të shifrës së afarizmit në volum paraqiti rritje 26,6 % krahasuar me tremujorin
paraardhës

Sipas drejtuesve të agjencive të udhëtimit kjo është një shifër e cila ka ardhur si pasojë e ndryshimit të taksimit të këtij shërbimi, që aktualisht bëhet mbi xhiron totale. Më parë agjencitë e udhëtimit tatoheshin për tatim fitimi mbi vlerën e komisionit, ndërsa tani mbi xhiron totale.

Pra, me pak fjalë agjencitë e udhëtimit që shesin bileta për kompanitë ajrore i llogaritet si xhiro edhe shuma që iu jepej këtyre shoqërive, kur në të vërtetë duhet t’i llogaritet marzhi shtesë. ( Shembull : Në një biletë fluturimi që kushton 530 euro, vlera 500 euro i shkon kompanisë ajrore dhe 30 euro i qëndrojnë komision agjencisë së udhëtimit. Agjencitë thonë se xhiro duhet të llogaritet për vlerën 30 euro dhe jo mbi 530 euro, pasi ky është një shërbim që bëhet për të tretët).

Një ndryshim i tillë ka shkaktuar konfuzion te agjencitë e udhëtimit, pasi disa raportojnë xhiron totale e disa vetëm komisionin. Ky ndryshim bën që në bazë të xhiros biznesi i vogël të kalojë në të madh dhe i madhi në atë VIP, që për agjencitë e udhëtimit është një kalim që nuk justifikohet.

Një shqetësim i tillë është raportuar nga agjencitë e udhëtimit edhe tek Ministria e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, e cila mësohet se ia ka referuar këtë shqetësim edhe tatimeve.

Po sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të numrit të të punësuarve me pagesë në aktivitetin “Agjenci udhëtimi” paraqiti rritje 27,5 % krahasuar me tremujorin e tretë 2014, ndërkaq edhe në ndryshim tremujor, indeksi i numrit të të punësuarve me pagesë në këtë aktivitet ishte me rritje 6,4 % krahasuar me tremujorin e dytë 2015. Sipas drejtuesve të agjencive të udhëtimit kjo rritje i dedikohet formalizimit dhe përfshirjes në skemën e sigurimeve edhe të atyre punonjësve që nuk ishin të deklaruar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.