🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,823 ▲ +0.82% ETH $2,006 ▲ +0.77% XRP $1.3362 ▲ +0.45% SOL $82.8000 ▲ +0.13%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ahmetaj: Kosova do ta ketë përkrahjen e Malit të Zi në procesin e integrimit Evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim ministrin e Çështjeve Evropiane të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq.

Gjatë takimi me Ministrin Pejoviq, u diskutua për rëndësinë e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rolin tejet të rëndësishëm që ka përfshirja e të gjithë rajonit në këtë proces.

Ahmetaj theksoi se agjenda evropiane në Kosovë ka konsensus të plotë si brenda partive politike, ashtu edhe në shoqëri, përkrahja është më se 90 për qind”.

Ajo uroi ministrin Pejoviq për ratifikimin e traktatit të NATO-s.

“Jemi duke përcjellë me vëmendje zhvillimet në Mal të Zi, respektivisht me përkushtimin dhe avancimin që është duke bërë drejt integrimit në BE. Poashtu, konsideroj se Mali i Zi vazhdon të jetë shembulli më i mirë se si duhet trajtuar procesin e integrimit Evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë për avancimin me agjendën evropiane. Mali i Zi është shtet lider në rajon në procesin e integrimit evropian”, tha ajo.

Ministrat po ashtu janë dakorduar për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale në fushën e integrimit evropian që del nga MSA.

Ndërkaq, ministri malazez Pejović shprehu gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat në kuadër të integrimit evropian, si dhe duke ndarë eksperiencën e tyre të suksesshme.

Ministri Pejović tha se është i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me Republikën e Kosovës dhe përmes kësaj vizite synohet që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi në mënyrë që të përmirësohet jeta e qytetarëve në të dy vendet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.