☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 94.32 ▲4.43%
ARI 4,441 ▼2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,373 ▼ -2.71% ETH $2,072 ▼ -4.69% XRP $1.3750 ▼ -3.06% SOL $87.7300 ▼ -5.29%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 94.32 ▲4.43 % ARI 4,441 ▼2.44 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj, opozitës: Ne sollëm pensionin social, ju donit t’i linit të moshuarit në rrugë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj u shpreh i bindur në efektiv pozitiv që ka sjellë politika e taksës progresive në jetën e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij në parlamentin e Shqipërisë Ahmetaj u fokusua në pagat e pensionet e qytetarëve shqiptarë, që sipas të cilit kanë pësuar rritje në vitet e udhëheqjes së qeverisë Rama.

Dua të ndaloj në dy aspekte për publikun shqiptar përsa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve. Taksa progresive sipas llogarive aritmetike, ka pasur efekt pozitiv tek qytetarët shqiptarë. Aleanca e majtë bëri një lëvizje që u kurseu qytetarëve në 4 vite 540 mln dollarë. 1 vit pas taksës në 2014, është sugjeruar që progresivititei është instrument i shëndetshëm i shpërndarjes së pasurisë dhe uljes së varfërisë. Një i pasur taksohet më shumë se sa një i varfër”, tha Ahmetaj.

Sipas Ahmetaj kjo taksë ka  bërë që në xhepat e shqiptarëve të ketë më shumë para se sa gjatë kohës së taksës së sheshtë, politikë e vendosur nga opozita kur ishte në qeveri.

Ministri i Financave vuri theksin edhe tek pensioni social, politikë e cila nuk braktis njerëzit në nevojë.

Ne kemi sjellë 120 mln dollarë në vit, që me taksën e sheshtë nuk do ishin në xhepat e shqiptarëve. Janë 100 mln dollarë që nuk kanë ndodhur kurrë në vit të rriten pagat e pensionet. 4-8 mijë lekë rritje janë të rëndësishme edhe pse jo mjaftueshme. Kjo aleancë solli pensionin social. Në botën tonë nuk i braktisnim njerëzit në nevojë. Ju donit që një 70 vjeçar ta linit në mes të rrugës nëse nuk ka kontribuar, por ne sollëm pensionin social”, tha ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.