🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,835 ▲ +0.86% ETH $2,007 ▲ +0.8% XRP $1.3368 ▲ +0.73% SOL $82.8300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

“AI” kritikon Turqinë për shkarkimet arbitrare në sektorin publik

Organizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” akuzoi Turqinë për shkarkime arbitrare të punonjësve në sektorin publik.

“Mbi 100.000 njerëz nga sektori publik, përfshirë anëtarë të gjyqësorit dhe ushtrisë, janë shkarkuar që nga përpjekja për rrëzimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan vitin e kaluar”, tha “Amnesty International” në raportin e publikuar sot.

Sipas “Radio Evropa e Lirë”, raporti thekson se shkarkimet janë bërë mbi baza të paqarta dhe të përgjithësuara të lidhjes me organizatat terroriste.

“Amnesty” tha se të gjithë ata janë shkarkuar me një dekret, të fuqizuar disa ditë pas përpjekjes për puç. Organizata i bëri thirrje Ankarasë që të vendosë një mekanizëm efektiv të apelit për të shkarkuarit nga puna.

Përveç të shkarkuarve, Ankaraja ka arrestuar mbi 47.000 veta, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gylen. Sipas autoriteteve turke, Gylen ka organizuar përpjekjen për grusht shtet. Por, Gylen, i cili jeton në SHBA, mohon çdo përfshirje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.