Aksident në aksin Shkodër-Mjedë, një i vdekur dhe një i plagosur
Një aksident me një të vdekur dhe një të plagosur ndodhi pak pas mesnate në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, në vendin e quajtur Stajka.
Viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasja Nazmie Selimi, 50 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos.
Automjeti me të cilin po udhëtonte çifti i bashkëshortëve doli nga rruga dhe, pas humbjes së kontrollit, ka përfunduar në oborrin e një banese pranë rrugës.
Gruaja që ndodhej pasagjere nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve të marra, duke humbur jetën brenda pak minutave në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, drejtuesi i automjetit ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet. Nga të dhënat e para dyshohet se shpejtësia jashtë normave të lejuara mund të ketë provokuar aksidentin në fjalë.