Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,419 ▼ -0.1% ETH $1,995 ▲ +0.01% XRP $1.3320 ▲ +0.4% SOL $82.0600 ▼ -1.06%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Aksionet e policisë mbushin burgjet plot

Drejtoria e Burgjeve: S’ka më vende te 313 dhe 302. Po transferohen në Durrës apo Lezhë 

Nga Sokol Çobo

burgu_2Aksionet e policisë ndaj personave që vjedhin energjinë elektrike, atyre që kultivojnë kanabis sativa, për shoferët e dehur, apo edhe fushatat e mëparshme për dëmtimin e pyjeve apo për lojërat e fatit, kanë mbushur plot e përplot burgjet në Shqipëri. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit ka një mbipopullim, që sa vjen e shtohet, si pasojë e prurjes nga policia të një numri të madh të të burgosurish. Mësohet se në të gjithë vendin ka një mbipopullim prej 1300 personash, të cilët kanë edhe kosto shtesë, pasi një muaj në burg, përllogaritet deri në 40 mijë lekë të reja për persona. Mësohet se dy nga paraburgimet më të mëdha në vend, ai te 313 dhe 302 nuk ka më vende të lira, duke e bërë të pamundur që personat nga qyteti i Tiranës të qëndrojnë në këto institucione. Ata transferohen kryesisht në Lezhë, Fushë-Krujë dhe Durrës, duke sjellë të tjera kosto, ku përveç burgjeve, rëndojnë edhe ndaj familjarëve të tyre, për udhëtimin. Megjithatë, burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë se hapja e disa burgjeve në Berat, Fier dhe Sarandë do të ulin këto mbipopullime, por shtimi i valës së arrestimeve mund të ketë pasoja të rënda për burgjet.

Siguria në burgje

Zyrtarisht, Drejtoria e Burgjeve thotë se, me gjithë mbipopullimin, siguria në institucionet e vuajtjes së dënimit vazhdon të jetë e lartë. Por, tentativa e arratisjes nga Burgu i Peqinit ka sjellë “alarmin e kuq” për këtë institucion, i cili ka marrë edhe masa ekstreme, duke hequr edhe lejet shpërblyese. Kohët e fundit këto leje ishin bërë problematike, madje edhe forma të korrupsionit, ku zyrtarë të burgjeve marrin ryshfet për këto leje. Ka pasur probleme në disa institucione, madje rasti i Peqinit duket se u ka vënë vulën këtyre lejeve, duke i pezulluar përkohësisht. Megjithatë, me precedentin e Peqinit duket se do të vuajnë të burgosurit që zbatojnë me përpikëri rregullat në burgje. Por, edhe për këtë kategori të burgosurish, Drejtoria e Burgjeve thotë se do të vazhdojë të japë leje, por për individë që vuajnë dënime për vepra penale të lehta.

Mësohet se Burgjet i druhen shtimit të të paraburgosurve, pasi në këtë rast, shtohet edhe potencialisht rreziku i arratisjeve, apo ndonjë revolte të mundshme. Për këtë arsye, mbipopullimi është shtuar në të gjitha burgjet, duke ulur barrën e dy paraburgimeve në Tiranë, në të cilat mbipopullimi ka qenë edhe më parë, por jo me këto shifra.

Transferimet e të burgosurve

Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë se përditë, policia sjell dhjetëra të arrestuar. Në të gjithë vendin, janë prangosur qindra individë që vjedhin energjinë elektrike, apo që shkelin qarkullimin rrugor, ndërkohë edhe për ndërtime pa leje në qeli janë një numër i madh personash. Numri më i madh i të arrestuarve është në Tiranë, ku policia i dërgon te paraburgimi 313 dhe 302. Por, prej disa ditësh, këto institucione nuk kanë pranuar më të arrestuar nga policia. Mësohet se te paraburgimi në rrugën “Jordan Misja” ndodhen mbi 250 persona mbi kapacitetin e lejuar. Mësohet se, përveç shtimit të masave të sigurisë, Ministria e Drejtësisë do t’i akordojë një tjetër fond Drejtorisë së Burgjeve për veshmbathje dhe ushqime. Mësohet se në total, numri i personave mbi kapacitetin e lejuar është 1300 persona. Madje, në paraburgimet në Tiranë, janë nga 8 deri në 10 persona në qeli, ku normalisht duhet të qëndrojnë nga 4 apo 6 persona.

Megjithatë, krahas burgjeve apo paraburgimeve, e njëjta situatë është pranë drejtorive të policisë, të cilët kontrollohen nga Drejtoria e Burgjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.