🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,366 ▲0%
DOW 51,892 ▲0.44%
NASDAQ 25,531 ▼0.22%
NAFTA 70.26 ▼4.03%
ARI 4,006 ▼3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $59,876 ▼ -3.96% ETH $1,581 ▼ -4.64% XRP $1.0687 ▼ -2.74% SOL $66.2000 ▼ -3.89%
S&P 500 7,366 ▲0 % DOW 51,892 ▲0.44 % NASDAQ 25,531 ▼0.22 % NAFTA 70.26 ▼4.03 % ARI 4,006 ▼3.45 % S&P 500 7,366 ▲0 % DOW 51,892 ▲0.44 % NASDAQ 25,531 ▼0.22 % NAFTA 70.26 ▼4.03 % ARI 4,006 ▼3.45 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Bota

Rusia ndalon eksportet e benzinës nga prodhuesit vendas

Zv/kryeministri rus, Alexander Novak, ka bërë të ditur se Rusia do të ndalojë eksportet e benzinës nga prodhuesit vendas duke filluar nga 1 prilli, në mes të krizës në Lindjen e Mesme.

Qeveria ruse njoftoi se Novak zhvilloi një takim me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë, Shërbimit Federal Antimonopol, Bursës së Shën Petersburgut dhe kompanive të industrisë.

Duke cituar dy burime të njohura me çështjen, agjencia shtetërore e lajmeve Tass raportoi se masa u miratua pas takimit dhe do të mbetet në fuqi deri më 31 korrik, me qëllim stabilizimin e çmimeve të karburantit në tregun vendas.

Gjatë takimit, Novak theksoi se kërkesa e lartë për burimet energjetike ruse në tregjet e huaja mbetet një faktor pozitiv, pavarësisht “turbulencave në tregun global të naftës dhe produkteve të naftës”.

Ministria e Energjisë tha se vëllimet e përpunimit të naftës mbeten në nivelet e marsit të vitit 2025, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me produkte të naftës, ndërsa kompanitë e industrisë konfirmuan rezerva të mjaftueshme të benzinës dhe dizelit, si dhe shfrytëzim të lartë të kapaciteteve të rafinerive për të përmbushur kërkesën e brendshme.

Ndërprerja e ngushticës së Hormuzit që nga fillimi i marsit, rruga ujore përmes së cilës kalojnë në kushte normale rreth 20 milionë fuçi nafte në ditë, ka rritur kostot e transportit dhe ka shtyrë çmimet globale të naftës në rritje.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.