⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $82,783 ▲ +0.38% ETH $2,498 ▲ +0.16% XRP $1.4127 ▲ +0.94% SOL $110.3000 ▼ -0.23%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Kronika

Akuza për shkelje në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, shpallen të pafajshëm ish-zyrtarët e ARRSH-së

Apeli i GJKKO-së ka shpallur sot në 20 maj vendimin për dosjen që lidhet me dyshimet me abuzime me tendera tek ARRSH-ja.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar një pjesë të akuzave për të pandehurit, atë që lidhet me veprën e “shkeljes të barazisë në tendera” për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Për këtë çështje, kjo gjykatë ka shpallur të pafajshëm shtatë ish-zyrtarë të ARRSH-së.

Të pafajshëm për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë u shpallën Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Admir Pahumi, Simon Prendi, Elona Gogo, Erdit Salillari, Sonila Qato.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:

1. Lenien në fuqi te vendimit nr. 52, date 23.07.2025 tä Gjykates se Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H.

2. Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P per kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.

3. Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale
”Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

– Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar
nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

– Shpenzimet giygësore ne ngarkim te shtetit.

U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026

Për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-kryetarja e ARRSH-së Sonila Qato u mor e pandehur në 26 tetor 2022. Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për hetimet që zhvilloheshin për tenderin e kësaj rruge.  Hetimet ndaj Qatos dhe zyrtarëve të tjerë të ARRSH-së u zhvilluan, pas kallëzimit që është bërë nga një kompani ndërtimi dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime me tenderin e rrugës.

Sipas KLSH-së, ka dyshimet që me tenderin e kësaj rruge ka abuzime në vlerën 5 milionë euro. Ndërsa në kallëzimin e kompanisë, kjo e fundit pretendon se është skualifikuar nga gara për tenderin në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të ligjit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.