☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Tik-Toksi i 313-ës

Nga Çim Peka

Të gjithë e mbani mend sesi Edi Rama, me ligësinë e fytyrës së tij, përdori një dramë njerëzore për të mbyllur platformën e TikTok-ut në prag të fillimit të fushatës elektorale. Nga kjo studio, asokohe, ju paralajmëruam se arsyeja e vërtetë e mbylljes së kësaj platforme nuk kishte të bënte me ndikimin negativ të rrjeteve sociale, por me faktin se ai nuk mund të ndikonte në algoritmet e TikTok-ut, pasi pronarët e saj kinezë nuk kishin nevojë as për leje ndërtimi dhe as për të pastruar para.

Nuk dua ta ndyj gojën me fjalët e Belinda Ballukut për gazetarët, por fjalët e saj tingëllojnë saktë për pronarët. Ju e mbani mend sesi Saimir Tahiri, në vend që t’i hiqej imuniteti parlamentar, shantazhonte shefin e vet dhe diplomatë të huaj nga studio televizive, pronarët e të cilave bëjnë miliarda me firmën e kryeministrit.

I mbani mend besoj lotët me ngashërim të Belinda Ballukut, teksa qëndronte mes vrimave të tunelit të Llogarasë, dhe kamerat e një TV-je tjetër, që jeton me firmën e kryeministrit, kapnin çdo pikë loti, a thua se po filmonin një film epik. Ata lot të Belindës u kushtuan jo më pak se 50 milionë euro shqiptarëve.

Të njëjtën gjë bëri përsëri e njëjta gazetare dhe i njëjti televizion me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, pak ditë më parë. Edhe lotët e Karçanajt kushtuan jo pak, por disa qindra milionë euro.

E kemi parë këtë film edhe me Erion Veliajn dhe Linda Ramën. Sa herë njerëzit e Ramës kapen duke vjedhur, lotët e tyre vërshojnë si rrebesh në studiot e televizioneve të kapura. Prapa regjisë së çdo daljeje të tyre është TikTok-u ynë, i cili jo me algoritme, por me para publike, blen këdo që ka dalë në shitje.

Prandaj ai serbes u referohet gazetarëve me prapashtesën “-ar”, sepse ai ka blerë çdo pronar të tyre. Aty ku nuk blen, shantazhon; aty ku nuk ecën shantazhi, e rrit çmimin.

Kryeministri izraelit është në gjyq bashkë me pronar mediesh për një tender të vetëm publik, në këmbim të një linje editoriale pozitive. Largimi i Ramës duhet të marrë me vete të gjithë këta bastardë manipulues drejt 313-ës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.