☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,417 ▲0.86%
DOW 49,898 ▲1.08%
NASDAQ 26,184 ▲1.21%
NAFTA 99.23 ▼4.72%
ARI 4,529 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,321 ▲ +0.67% ETH $2,135 ▲ +0.83% XRP $1.3750 ▲ +0.35% SOL $86.4100 ▲ +1.94%
S&P 500 7,417 ▲0.86 % DOW 49,898 ▲1.08 % NASDAQ 26,184 ▲1.21 % NAFTA 99.23 ▼4.72 % ARI 4,529 ▲0.39 % S&P 500 7,417 ▲0.86 % DOW 49,898 ▲1.08 % NASDAQ 26,184 ▲1.21 % NAFTA 99.23 ▼4.72 % ARI 4,529 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Opinion

Talibanizmi Perëndimor dhe Mullahu vizionar

Nga AGIM NESHO

Ne nuk e kishim besuar asnjëherë që Europa kishte nevojë për Talibanizmin perëndimor, për të mbijetuar në luftën e fuqive të mëdha për zona influence. Ne nuk e kishim kuptuar asnjëherë pse zonja Kos shprehej për avantazhin që kishte Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke pasur një lider me vizion si Edi Rama. Vizionin e tij, si lider global, ne përpiqeshim ta shpjegonim me shkathtësinë e tij të merrej si me burokratët e perëndimit ashtu edhe me padrinot që pastronin para në Shqipëri; dashurinë e tij ndaj hebrenjve duke qenë një lider i përkushtuar mysliman; aftësinë e tij për të sharë Presidentin Trump dhe rendja e tij për të qenë i pari në Bordin e Paqes; I pari që bërtiste për integrimin europian, por zemrën e kishte tek Parajsa e Dubait dhe mrekullisë që kishin realizuar sheikët arabë; luftën madhështore me ambasadorin Rus në OKB (që solli miliona turistë në Shqipëri për të parë Gjergj Elez Alinë!) dhe thirrjen dëshpëruese ndaj Europës që duhet të ulet në bisedime me Rusinë.

Asnjëherë nuk e besuam këtë “mesia” në projektet e tij madhështore të shtetit Bektashi, të bashkimit të Shqipërisë me projektet e Vucic për Ballkanin e Hapur apo kthimit të Shqipërisë në një model suksesi duke bashkëpunuar me Emiratet e Bashkuara me resorte falas dhe aplikuar kontrollin mbi popullsinë shqiptare nëpërmjet “smart city”.

Asnjëherë nuk e kuptuam se ideja e tij gjeniale ishte Talibanizmi i Shqipërisë, për të cilën Europa kishte kaq nevojë. Një talibanizëm perëndimor me një mullah modern dhe liberal, i cili dinte të bashkëpunonte me Europën, jo si talibanët e Lindjes që shkatërruan SHBA. Kjo do të sillte një prioritet moral për forcën e Europës së Bashkuar. Pranimi i talibanizmit perëndimor do të zhdukte luftën e kotë të europianëve kundër linjës së drogës nga Lindja drejt Europës. 300 milion që mund të fitoheshin nga Porti i Durrësit mund të legalizohej që Europa të fitonte miliarda, në kohën e krizës energjetike.

Afganët që solli me shumicë në kohën e krizës janë integruar mirë në Shqipëri dhe mund të jenë misionarët e talibanizmit perëndimor të shpërndarë në të gjithë Europën (Prandaj e hoqi Blushin që i zbuloi skenarin në librin e tij “Komploti”). Të qënit Taliban perëndimor do të thotë që të “rrjedhurit” e Europës mos bëjnë gam-gam për korrupsionin se ky është fenomen endemik i shoqërisë. Ndaj është një gjetje e mirë që në Europë të jetë një shtet talibanez si inspirim dhe shpresë që liderat europianë të mos vdesin të varfër por të kenë shpresë tek zemërgjerësia e Mullahut të Europës.

Integrimi i Talibanëve perëndimorë është një ide gjeniale që forca vjen nga diversiteti. Europa nuk ka nevojë të zgjerohet në territore që fuqitë e mëdha kanë ambiciet e tyre si në Gjeorgji, Ukrainë, e Moldavi, por në një vend që talibanizmi shmanget si nga Rusia ashtu edhe SHBA-ja duke ju kujtuar atyre shkatërrimin në Afganistan.

Ky ishte propozimi i fundit i liderit global Mullah Edi Haxhi Qamili II në Estoni për Bashkimin Europian. Europa nuk mund të mbetet gjithmonë refuzuese. Refuzoi propozimin Rama-Vuçiç për hapësirat e përbashkëta ekonomike por nuk mund të refuzojë ofrimin për tu bashkuar me talibanizmin perëndimor. Ashtu sic thotë lideri global, mos na detyroni ti kthehemi mençurisë së popullit të vjetër kinez për zgjidhje alternative.

Së fundmi, edhe dicka për trimat shqiptarë që të vrasin për një parkim të gabuar, intelektualë të mahnitur nga përparimi i Shqipërisë dhe të rinjve shqiptarë që presin me lugë në brez: Merreni si krenari dhe vlerësim këtë përcaktim të liderit global. Futjuni punës se jemi legjitimuar. Sfida të reja na presin. S’keni parë gjë akoma.

P.S. Pa botuar shkrimin, Ylli Dylgjeri ma hodhi poshtë analizën: Mos u merr me një budalla!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.