Politika

Akuzat e Gjinushit, KQZ: Për çfarëdo pakënaqësie drejtohuni Kolegjit Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të miratojë sot aktet për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, ddërkohë që deklaron se afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit ka qenë dje, ora 18:00.

Drilona-Hoxhaj-KQZ.1
Drilona Hoxhaj

Gjithashtu KQZ rikujton se afati i fundit ligjor për regjistrimin e Komiteteve Nismëtare është data 18 prill, ndërsa afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është data 2 maj.

Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të PSD-së, Skënder Gjinushi, Zëdhënësja, Drilona Hoxhaj deklaroi sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë mblidhet çdo ditë, dhe ka angazhuar të gjitha burimet e tij për të siguruar mbarëvajtjen maksimale të procesit zgjedhor.

“Në veprimtarinë e tij, normative dhe organizative, KQZ dhe strukturat përbërëse kane zbatuar dhe zbatojnë me përpikmëri e profesionalizëm maksimal Kodin Zgjedhor, me të gjitha ndryshimet si dhe legjislacionin tjetër në fuqi, me impakt në zgjedhje. Në zbatim të kompetencave të njohura nga ligji, KQZ, si organi kryesor në administrimin e procesit zgjedhor, prodhon vazhdimisht akte nënligjore, të cilat detajojnë formulat e parashikuara nga Kodi Zgjedhor dhe iu shërbejnë Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, por edhe organeve të tjera në hierarkinë institucionale, për të realizuar një proces konform ligjit e Kushtetutës”, tha Hoxha.

Në emër të KQZ-së ajo i ka bërë thirrje subjekteve që kanë pakënaqësi që ti drejtohen Kolegjit Zgjedhor.

“Nga ana tjetër, ftojmë çdo subjekt të interesuar që, në lidhje me çfarëdo pakënaqësie apo mosdakordësie me vendimmarrjen e KQZ, ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor, duke ndihmuar kësisoj që procesi të qëndrojë brenda hapësirave institucionale, pa u bërë pre e ekseseve apo interesave të vogla politike”.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi denoncoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për falsifikim të vendimit të saj për kandidimin e këshilltarëve për këshillat e rinj bashkiakë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button