Akuzat, Walesa: Nuk kam qenë spiun, do ta provoj në gjykatë
Lech Walesa, lideri karizmatik i Solidarnostit në Poloni në vitet 1980, ka zbuluar detaje të lidhjeve të tij të erës sovjetike me shërbimet sekrete të vendit, duke thënë se ai kishte zgjedhur të fliste me zyrtarët si pjesë e aktiviteteve të sindikatës së drejtuar prej tij.
Por, në një intervistë ekskluzive për “The Guardian”, ai mohoi ashpërsisht akuzat se ka qenë informator i paguar.
“Unë nuk isha agjent i shërbimeve të sigurimit. Unë nuk kam spiunuar askënd në jetën time, nuk kam marr para’ dhe do ta provoj këtë në gjykatë”, tha Walesa.
Sipas tij, kontaktet me shërbimet sekrete kishin si qëllim që njerëz kurajozë dhe të guximshëm të shpëtonin nga përndjekja, e me ta të krijohej një ekip që do të shkatërronte Partinë Komuniste.
I pyetur se kush ishte Boleku, ai tha: “Aq sa unë di, Boleku është një emër i koduar. Unë e kam mësuar këtë pasi kam lexuar disa materiale kundër meje dhe tani unë dëgjoj që Walesa ishte Boleku”, tha ai.