🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,711 ▲ +1.04% ETH $2,007 ▲ +1.04% XRP $1.3373 ▲ +1.04% SOL $82.7300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit, dorëzohet ish-shefi i Rendit Kurbin

Vetëdorëzohet  në polici ish-shefi i Rendit të Komisariatit të Kurbinit, Ylli Vata, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lejimin e parcelave me kanabis. Ndaj Vatës, Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Që prej marsit të këtij vit, Vata ishte shpallur në kërkim dhe akuzohet se ka bashkëpunuar për të favorizuar parcelat me kanabis të cilat ishin mbjellë në zonën e malësisë së Kurbinit  me qëllim trafikimin drejt Italisë.

Grupi kriminal dyshohet se drejtohej nga biznesmeni Lefter Nelaj,  i arrestuar në nëntor të 2016. Ky i fundit  akuzohet si organizatori dhe financues i veprimtarisë kriminale. Ai kishte  krijuar një mekanizëm ku bënte të mundur dhe krijonte të gjitha kushtet e përshtatshme për kultivimin e bimës narkotike, në zonat e malësisë së Kurbinit. Nga forcat e policisë së komisariatit të Kurbinit kishte marrë garancinë se nuk do të cenohej.

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë zbuluar se ishte shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Kurbin, Ylli Vata i cili si drejtues i grupit të kontrollit nuk kryente detyrë e asgjësimit të parcelave me kanabis.

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në Korrik 2016, në bazë të materialeve të përcjella nga ana e Prokurorisë së Kurbinit. Nga hetimet e asaj prokurorie, rezultonte se disa persona të arrestuar në flagrancë, mund të ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda, si strukturë përgjegjëse për hetimin e grupeve kriminale, pranoi aktet e Prokurorisë së Kurbinit dhe zhvilloi hetimet e mëtejshme.

 

Në bazë të veprimeve proceduriale, Prokuroria për Krime të Rënda siguroi informacione të mjaftueshme, në bazë të të cilave grupi kriminal kishte bashkëpunimin e punonjësve të policisë, të cilët kishin për detyrë të njoftonte nëse zhvilloheshin operacione policore anti-kanabis në atë zonë. Për këtë arsye, Prokuroria angazhoi në hetim edhe Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.