Kosova

Alarm fals për bombë në Ambasadën e Shqipërisë

Policia e Kosovës ka verifikuar gjatë kësaj të premteje një sinjalizim për një qese të dyshimtë, të gjendur pranë ndërtesës së Ambasadës së Shqipërisë, në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Pas kontrollit është arritur në përfundimin se, qesja nuk kishte asgjë të dyshimtë. Lajmin e konfirmoi për Top Channel edhe zyrtarja për Informim në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Ndërkohë, vetëm pak më vonë, Policia e Kosovës ka marrë një tjetër telefonatë, ku lajmërohej për dyshimet mbi një bombë të vendosur në një qendër tregtare, në periferi të Prishtinës.

Edhe në këtë rast, pas kontrolleve të ushtruara në vendngjarje, policia konfimoi se nuk kishte asnjë send të dyshimtë dhe pritet të hapë procedurën penale ndaj personit, që ka bërë telefonatën për bombë të rreme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button