roze
Albumi më i ri i Royal Blood, më i shituri në Britaninë e Madhe
Albumi më i ri i grupit britanik të rock-ut Royal Blood, ka arritur të renditet ndër më të shiturit e kësaj rryme në Britaninë e Madhe. Ky album, në një mënyrë shumë të shpejtë ia del të klasifikohet ndër më të suksesshmit e 3 viteve të fundit. Albumi mban emrin e grupit dhe brenda 1 jave ka shitur 66 mijë kopje. Ky grup u bë i njohur pasi ka marrë pjesë në disa festivale të ndryshme në Europë, të tillë si Glastonbury.