Politika

Alibeaj dorëzon në KQZ deklaratën e firmosur si kryetar i komanduar i PD-së

Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së ka dorëzuar në KQZ deklaratën solemne të firmosur prej tij, që deri dje, ishte bërë një pengesë për regjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet e 14 majit.

Deklarata, nën siglën e “Kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj” thekson angazhimin solemn të Partisë Demokratike se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve dhe deputetëve, drejtues anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, të gjithë strukturat e tjera të angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë ish funksionarë publik, do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundraligjshme veçanërisht ato që vijnë nga aktivitete kriminale”.

Gjithashtu, ndër të tjera deklarata citon se, “angazhohemi të zbatojmë rregullat për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë. Kemi përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet”.

Dokumenti është dërguar në KQZ, pas vendimit të KAS për regjistrimin e PD me kryetar Enkelejd Alibeajn, duke kërkuar që të plotësohej dokumentacioni me firmën e tij. Dorëzimi në KQZ është bërë ditën e sotme nga përfaqësuesi ligjor i PD, Indrit Sefa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button