Alibeaj: PD larg traditës berishiste! Pas 15 majit partia do zgjedhë organet e reja drejtuese
Alibeaj: PD pas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi kapilar për zgjidhjen e organeve drejtuese të saj, duke iu futur një procesi të gjerë demokratik me rregulla të reja, me parime të reja, për ta lënë pas traditën berishiste, për t’u ndarë nga e kaluara e për të bërë një hap të ri, për ta lënë pas gjuhën e dhunës dhe të urrejtjes dhe për të mundësuar ndërtimin e një aleance me shumë potencial për vitin 2025.
Alibeaj: Bashkë me veglat e qeverisë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, lloj-lloj pengesash dhe stërkëmbshash i nxorën demokratëve për të konkurruar në zgjedhje. Ja pra, ky është Sali Berisha, që kërkon ta përçajë Partinë Demokratike dhe ta përçajë në momentin që ai nuk e ka një instrument kundër perëndimit, për t’ju kundërvënë politikës amerikane në Shqipëri. Ne ftojmë në një aleancë politike të gjitha partitë parlamentare ose jo, për të luftuar dhe rrëzuar trekëndëshin e Bermudës të përfaqësuar nga tri pikat simbolike të tij Rama-Berisha-Meta që përbëjnë të shkuarën, që janë problemi dhe asesi zgjidhja.
Në Fier, Partia Demokratike garon me kandidaten Eriselda Zotaj Çelaj e cila përballë rivalin socialist Armando Subashin dhe kandidatin e Berishës dhe Metës Edvar Kodheli.