🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,679 ▲ +1.03% ETH $2,006 ▲ +1.03% XRP $1.3360 ▲ +0.91% SOL $82.6700 ▲ +0.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Alibeaj: Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët s’na besojnë

Kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe kandidati i PD-së, për kryetar bashkie në Tiranë, Roland Bejko u takuan sot me mbështetës të njësisë nr.9.

Në fjalën e tij para demokratëve, Alibeaj u shpreh “se sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë”.

“Tani ku jemi ne? Kemi nga njëra anë atë që konsiderohet në një farë mënyrë një farë disavantazhi, për faktin se në një vit e gjysmë, një pjesë e atyre kur ishim bashkë kanë ikur dhe duket sikur jemi lehtësuar pak, por në fund të fundit, më mirë pak dhe saktë e më të drejtën, sesa shumë siç ishim, dhe me krimin e virusin e korrupsionit brenda vetes. E e provuam në 2013, na përzunë shqiptarët, dhe po fus edhe veten. Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë”, u shpreh Alibeaj.

Për këtë arsye, vijoi ai, ka vetëm një mënyrë sesi mund të ndryshohet faqja e këtij vendi.

“Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lëshim nga e shkuara korruptive, dhe duke i refuzuar të tre dinozaurët e politikës, fosilet politike të Shqipërisë 32-vjeçare: Edi Rama ka nga ’98 që është në pushtet, Sali Berisha, dy herë president dhe dy herë kryeministër dhe një herë non grata, dhe Ilir Meta, miku dhe shoku dhe armiku, sipas rastit, me njërin apo me tjetrin”, u shpreh Alibeaj.

Ndërsa kandidati për bashkinë e Tiranës, Bejko foli për nevojën e  largimit nga politika e vjetër.

“Ka shumë njerëz që më thonë, mos u merr me politikë kur flet për Tiranën, sepse ke dalë aty si kandidat për kryetar bashkie, nuk ke dalë për të bërë politikë ndaj politikanëve të mëdhenj. Por ç’faj kam unë, kur kudo që shkoj për çdo gjë që flas, çështja më çon te këta të tre, sepse kur duhet të marrim dhe të trajtojmë një temë na dalin këta të tre, na del politika e vjetër. Politikat vendore në Tiranë janë reflektim i fantazisë dhe i përfytërimit që kanë politikanët e mëdhenj për qeverisjen e vendit në tërësi”, tha ai.

Sipas tij, në momentin që do të jetë kryetar i bashkisë, këshilli do të ketë pushtetin e vet, kurse kryetari i bashkisë thjesht do të ekzekutojë vendimet që merr këshilli, sepse kështu është në kushtetutë, kështu është në ligjin për qeverisjen vendore.
“Këshilli kontrollon kryetarin e bashkisë si i ka zbatuar ato, si ka administruar fondet që ka ndarë këshilli etj”, tha ai.

Duke shtruar pyetjen se ku do ta gjejnë demokratët veten, Bejko u shpreh se “ata që janë te Partia Demokratike do ta gjejnë veten te PD-ja, por ata demokratë që kanë qenë deri dje te Partia Demokratike, dhe janë futur në listën e Sali Berishës dhe të Ilir Metës, nuk do ta gjejnë veten askund”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.