🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 84.90 ▼2.48%
ARI 4,695 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $77,209 ▲ +0.82% ETH $2,461 ▲ +1.98% XRP $1.4704 ▼ -0.6% SOL $94.4300 ▲ +1.21%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 84.90 ▼2.48 % ARI 4,695 ▲0.3 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 84.90 ▼2.48 % ARI 4,695 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Opinion

Alibia e dobët e Berishës, si ‘pronari faktik’ i kullës në qendër

Sali Berisha krijoi një alibi të dobët në lidhje me akuzat publike që janë bërë fillimisht prej Lulzim Bashës dhe PD-së zyrtare dhe më pas nga mediat, e gazetarët se ai dhe familjarë të tij qëndrojnë pas ndërtimit të kullës në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

I pyetur nga Top News, Berisha, ashtu siç më herët edhe djali i tij Shkëlzeni, sfidoi kryeministrin Edi Rama që të anulojë lejen e dhënë. Thirrjet për të anuluar lejen si refren për të rrëzuar këto akuza nuk bëhet më kot.

Berisha e di shumë mirë që në këtë fazë të projektit, kur kompania ndërtuese pas të cilës akuzohet se qëndron djali i tij, ka paguar për hartimin e projektit, ka lidhur kontratat për furnitorët, apo kompanitë e tjera nënkontraktore që mund të kryejnë punime në kantier, anulimi i lejes është e pamundur.

Është i pamundur sepse kompania ndërtuese mund t’i drejtohet Arbitrazhit, jo vetëm për të përmbushur marrëveshjet e mundshme të nënshkruara me kompanitë nënkontraktore të saj, por edhe si dëmshpërblim shumëfish për investimet e deritanishme në këtë projekt.

Por jo vetëm kaq. Në deklaratën publike, Sali Berisha ngatërroi me, apo pa dashje thelbin e akuzave. Ai tha se si Kryeministër i vendit nuk ka firmosur asnjëherë për kulla në Tiranë. Por, në rastin e kullës pas Teatrit të Operas dhe Baletit askush nuk e ka akuzuar se ka firmosur ndërtimin e kullës. Firma për ndërtimin e saj është e Edi Ramës.

Ajo që akuzohet Berisha, që ish-kryeministri nuk e kupton, ose bën sikur s’e kupton është lidhja e djalit të tij, Shkëlzen Berisha me ndërtuesin e kullës, jo firma për ndërtimin e kullës. E thënë më thjesht, Berisha akuzohet se është ndërtuesi faktik i kullës, një term që së fundmi e kemi parë shpesh të përdoret nga SPAK në hetimin e çështjes së inceneratorëve.

Pikërisht me inceneratorët u mor Berisha edhe këtë të hënë në daljen për mediat, ku përsëriti deklaratat e mëhershme dhe u përpoq të minimizojë lidhjet e veta me kullën pas Teatrit të Operas dhe Baletit si gjoja zhurmë.(Voxnews.al)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.