☁️
Tiranë 15°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,509 ▼0.55%
DOW 52,184 ▼0.39%
NASDAQ 24,998 ▼1.01%
NAFTA 86.37 ▼0.55%
ARI 4,036 ▼1.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,428 ▼ -1.94% ETH $2,045 ▼ -3.95% XRP $1.0641 ▼ -2.72% SOL $83.0200 ▼ -4.29%
S&P 500 7,509 ▼0.55 % DOW 52,184 ▼0.39 % NASDAQ 24,998 ▼1.01 % NAFTA 86.37 ▼0.55 % ARI 4,036 ▼1.91 % S&P 500 7,509 ▼0.55 % DOW 52,184 ▼0.39 % NASDAQ 24,998 ▼1.01 % NAFTA 86.37 ▼0.55 % ARI 4,036 ▼1.91 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

Kryeministri britanik viziton Ukrainën, pritet të dorezojë planet për raketat me rreze të gjatë veprimi

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ndodhet në Ukrainë për vizitën e tij të parë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës.

Vizita përkon me Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe zhvillohet në një periudhë tensionesh të shtuara mes Kievit dhe Moskës.

Burnham pritet të kryesojë takimin e tij të parë të “koalicionit të të vullnetshmëve”, ndërsa gjatë vizitës pritet të prezantojë edhe planet për t’i mundësuar Ukrainës prodhimin e raketave të saj me rreze të gjatë veprimi.

Vizita vjen pasi Moska paralajmëroi javën e kaluar për “pasoja” në lidhje me përdorimin nga Ukraina të dronëve britanikë.

Kievi ka intensifikuar së fundmi sulmet me rreze të gjatë në Moskë dhe rajone të tjera të Rusisë, duke goditur, mes të tjerash, rafineri nafte dhe objekte të kompanisë së shitjeve online Wildberries.

Ndërkohë, luftimet kanë vijuar gjatë natës mes forcave ruse dhe ukrainase. Agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se dy persona u vranë në jugperëndim të Rusisë pas rënies së mbetjeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi gjithashtu se forcat e saj kishin goditur infrastrukturë portuale dhe anije në rajonin e Odesës. Kievi nuk ka konfirmuar këto pretendime.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.