🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 84.99 ▼2.38%
ARI 4,702 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $77,958 ▲ +1.53% ETH $2,476 ▲ +2.57% XRP $1.4869 ▼ -0.17% SOL $94.9500 ▲ +1.3%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 84.99 ▼2.38 % ARI 4,702 ▲0.45 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 84.99 ▼2.38 % ARI 4,702 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE miraton 6,1 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në Ditën e Pavarësisë

BRUKSEL, 24 gusht /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë prej 6,1 miliardë eurosh (7,1 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën, ndërsa liderët evropianë janë mbledhur sot në Kiev për të shënuar 35-vjetorin e pavarësisë së vendit.

Kjo ndihmë është pjesë e kredisë prej 90 miliardë eurosh, që BE-ja ka parashikuar për Ukrainën për vitet 2026 dhe 2027, në kuadër të mbështetjes së saj për mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus.

Sipas Komisionit Evropian, fondet do të përdoren për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe antiraketore, raketa, municione dhe radarë.

Paratë do të disbursohen pasi Kievi të paraqesë kontratat e nënshkruara me kompanitë e industrisë së mbrojtjes.

Dita e Pavarësisë së Ukrainës përkujton shpalljen e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik, e miratuar më 24 gusht 1991.

Sot në kryeqytetin e Kievit, janë parashikuar një sërë aktivitetesh për të shënuar 35-vjetorin e kësaj date.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, publikoi në rrjetin social X fotografi nga pritja në një stacion hekurudhor në Kiev të presidentit të Këshillit Evropian António Costa, kryeministrit britanik Andy Burnham, kryeministrit të Luksemburgut Luc Frieden, presidentes së Moldavisë Maia Sandu dhe presidentit të Estonisë Alar Karis.

Gjithashtu, është planifikuar një videokonferencë e “Koalicionit të të Gatshmëve”, një grup shtetesh që mbështesin Ukrainën në përballjen e saj me Rusinë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.