☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 89.48 ▼1.15%
ARI 4,082 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,160 ▼ -5.28% ETH $2,238 ▼ -7.45% XRP $1.1978 ▼ -9.13% SOL $90.1200 ▼ -6.93%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 89.48 ▼1.15 % ARI 4,082 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz vlerëson guximin e Ukrainës në 35-vjetorin e pavarësisë

BERLIN, 24 gusht /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka vlerësuar guximin e popullit ukrainas në 35-vjetorin e pavarësisë së vendit.

“Me një guxim të jashtëzakonshëm, ukrainasit prej vitesh po mbrojnë pavarësinë e vendit të tyre kundër luftës brutale të Rusisë”, tha Merz në një video të publikuar në rrjetin social X.

Ndërsa liderë evropianë, përfshirë kryeministrin e ri britanik Andy Burnham dhe presidentin e Këshillit Evropian António Costa, janë mbledhur sot në Kiev për të shënuar 35-vjetorin e pavarësisë, Merz nuk ndodhet në Ukrainë.

Ai ka qëndruar në Gjermani për t’u përqendruar në çështjet e brendshme.

“Sot, në këtë ditë të rëndësishme, mbi të gjitha vlen një gjë: ne qëndrojmë fuqishëm përkrah Ukrainës”, deklaroi kancelari gjerman.

Sipas tij, ukrainasit po i tregojnë të gjithë botës se çfarë do të thotë të luftosh për lirinë dhe për një paqe të drejtë.

Ukraina shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 24 gusht 1991.

Që prej atëherë, dhe veçanërisht pas nisjes së pushtimit rus në shkallë të gjerë, vendi po përballet me agresionin e Rusisë prej më shumë se katër vitesh, me mbështetjen e vendeve perëndimore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.