🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,835 ▲ +0.86% ETH $2,007 ▲ +0.8% XRP $1.3368 ▲ +0.73% SOL $82.8300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Politika

Alice Taylor në podkastin “Flasim” të Ramës: Shqipëria, një vend krejt ndryshe me Anglinë

Alice Taylor, gazetarja dhe redaktorja me origjinë britanike e cila jeton në Shqipëri prej gati pesë vitesh, ishte e ftuar në episodin e dytë të podkastit “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama.

Rama e cilëson këtë bashkëbisedim me gazetaren e njohur si një videokartolinë të këtij episodi.

“Ti e bëre këtë hap, erdhe këtu takove djallin. A e mendon tani edhe më shumë që mund të të thonë të bleu, të korruptoi, të bëri për vete, të bëri magji, nuk je më e jona?”, e pyeti Kryeministri.

Në përgjigjen e saj, Taylor shprehet: “A thashë gjë që jam dakord me gjithçka që ju thatë? Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar. Mendoj se do të ishte budallallëk të thoja jo”.

E pyetur se lidhur me faktin se erdhi të qëndronte vetëm pak ditë në Shqipëri dhe tashmë vijon të qëndrojë akoma prej mëse 5 vitesh, gazetarja shprehet se : “5 vjet e gjysmë ka patur jashtë mase ndryshime. Disa prej tyre janë më të mira, disa prej tyre ….Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale. Në qoftë se shoh diçka që më mërzit, më mërzit thellësisht sepse dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu”.

E pyetur nëse e ka dashur ndonjë herë Anglinë, ajo u shpreh se jo.

“Nëse mendoj për Anglinë, mendoj ngjyrën gri. Kur mendoj Shqipërinë mendoj të kuqen, të verdhën, të gjelbrën, blunë. Është një vend krejt ndryshe”, deklaron gazetarja.

“Alice Taylor një britanike që ka adoptuar Shqipërisë si atdheun e vet të dashur. Shpresoj të ketë provuar se djalli nuk është aq i zi sa duket”, përfundoi Rama bashkëbisedimin me gazetaren Alice Taylor.

Podkasti FLASIM, shfaqet të shtunën, 15 prill, në https://podcasts.apple.com/…/edi-rama-podcast/id1681372480 apo https://open.spotify.com/show/3fs45SbLe1Moau7f0dDmP2… ose https://youtube.com/@edirama ku mund të gjeni tanimë edhe Episodin 1.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.