Politika

Alimehmeti zbulon çmimin e pemëve: E dini që një pishë blihet 6 milionë lekë?

Ilir Alimehmeti, pjese e shtabit elektoral te te opozites, Belind Kellicit,  i ftuar në “Top Story” zbuloi shifrat për blerjen e pemëve që janë mbjellë në autostradë.
Sipas tij vetëm për një pishë janë harxhuar 6 milionë e 350 mijë lekë, por gjithsej u blenë 410 copë. Ndër të tjera përmendi premtimin që është bërë për një tren elektrik, kur në të vërtetë Alimehmeti tha se ende nuk ka një stacion.
“Propaganda bëhet qëllimisht që të hiqen sytë nga fakti. Unë po marr 2 tre fajte, u thanë 1 milionë pemë, ka ndonjë buxhet sa janë paguar? Se ka një blerje, janë ato që u blenë për në zonën e parë në autostradë, për të zëvendësuar palamat që u mbollën gabimisht. Janë blerë një pishë 6 milionë e 350 mijë lekë. Një ulli shumëvjeçar nuk kushton më shumë se një milionë e gjysëm. Janë blerë 410 copë nga ato.
Na është premtuar një tren elektrik, nga të cilat mos gabohem, parlamenti edhe votoi që të merreshin edhe 12 mln euro kredi të butë nga BERZH, u morën, po ku shkuan, mua më pëlqeu shumë si projekt, si qytetar, doja ta shihja, se është i vetmi kryeqytet pa tren. S’ka asnjë stacion sot, jo më tren”, u shpreh ai.

Nderkohe Ilir Alimehmeti ka përmenduar disa prej problematikave më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e Tiranës. Ai u shpreh problematikat janë kostoja e lartë e jetës, problemi i mungesës së transparencës, trafiku apo ajri i ndotur.

AlimehmetiKandidatët tanë kanë dalë nga një proces i quajtur primare, një proces shumë i bukur, unë kam qenë pjesë e tij, ka qenë proces real, u ftuan dhe të tjerë, ata që e ndjenë veten më afër strukturave. Kanë ardhur persona me ideologji më të majtë, kanë qenë më se të mirëpritur. Kandidatët kanë pasur një mundësi për të punuar që në tetor, nëntor me të gjithë këto diskutime, platforma. Kemi pas mundësi të paktën dy muaj për të bërë dëgjesa gjithmonë e në rritje me qytetarë, për të kuptuar hallet dhe kemi një gradient shumë të qartë se cilat janë problemet kryesore. Nëse unë mund t’i rendis ai që përmendet në mënyrë të vazhdueshme nga 2/3 e popullatës së Tiranës, që është kompleksive është kostoja e lartë e jetës. E dyta vjen problemi i mungesës së transparencës, i korrupsionit, janë multidimensionale, nuk janë vetëm probleme të bashkisë, por edhe të qeverisë qendrore.  Të vjen trafiku, ajri i ndotur, shkolla, çerdhja, gjithmonë edhe më në rënie, ne nga ai monent ngritëm grupet e ekspertëve, jo vetëm brenda kufijve, por edhe jashtë kufijve. Shifrat janë të transportit urban të vitit 2019, viti me shërbimin e transportit më të lartë, shkak pandemia 166 mijë bileta të shitura të raportuara nga 11 kompanitë dhe bashkia 490546 abone, po t’i shumëzoni këto shifra, po t’i mblidhni 16.8 milionë dhe po t’i pjesëtoni me buxhetin e bashkisë që është 246 milionë euro, kjo del 6.8% e buxhetit të bashkisë. E dimë fare mirë që sot kemi shumë zëra, ajo që është dëgjuar më shumë, shumë fonde që kanë shkuar në abuzim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button