⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,080 ▲ +0.33% ETH $2,501 ▲ +0.25% XRP $1.3957 ▼ -0.81% SOL $109.5400 ▼ -0.41%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Aliu: Strategjia zhvillimore 2026-2030 përfshinë ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në sistemin shëndetësorë

Është në zhvillim procedura për miratimin e Strategjisë së re për shëndetin seksual dhe riprodhues për periudhën 2026–2030, e shoqëruar me Plan Veprimi për zbatimin e saj për periudhën 2026–2028, kumtuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

Strategjia është përgatitur me mbështetjen e Zyrës së OBSH-së në Shkup, Zyrës së UNFPA-së në Shkup dhe MAGO-s, me pjesëmarrjen e organizatave qytetare që veprojnë në këtë fushë, si dhe të institucioneve shëndetësore dhe ministrive relevante.

Sipas Nermina Fakoviq, koordinatore për mundësi të barabarta në Ministrinë e Shëndetësisë në takimin e 10-të të grupit sektorial për shëndetësi, strategjia e re bazohet në këto parime – qasje multisektoriale për avancimin e shëndetit, integrim të shëndetit publik, arsimit dhe mbrojtjes sociale, harmonizim me politikat e Bashkimit Evropian dhe Programin Nacional për Miratimin e së Drejtës së BE-së (NPAA), fokus në të drejtat e njeriut dhe sigurimin e qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore.

Siç shpjegohet në komunikatë, strategjia parasheh masa dhe aktivitete konkrete në këto fusha prioritare: Planifikimi familjar dhe trajtimi i infertilitetit, kujdes i sigurt për nënën dhe të porsalindurin,Infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST) dhe neoplazmat malinje, shëndeti seksual dhe riprodhues i adoleshentëve, dhuna me bazë gjinore, si dhe menopauza dhe situatat e krizës.

“Në kuadër të periudhës strategjike 2026–2030, janë paraparë këto objektiva kryesore: përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore për të gjithë qytetarët, ngritja e vetëdijes publike për shëndetin seksual dhe riprodhues, forcimi dhe rritja e kapaciteteve të sistemit shëndetësor, sigurimi i shërbimeve të integruara dhe cilësore shëndetësore, si dhe menaxhim më i mirë i të dhënave dhe informacionit shëndetësor”, theksohet në dklaratën me shkrim të ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu.

Në komunikatë theksohet se Ministria e Shëndetësisë i përfshin të gjitha palët e interesuara, shoqatat profesionale, organizatat qytetare dhe publikun në procesin e konsultimeve dhe finalizimit të Strategjisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.