☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 94.34 ▼1.27%
ARI 4,666 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,617 ▲ +1.34% ETH $2,150 ▼ -0.4% XRP $1.4508 ▼ -0.4% SOL $89.4300 ▲ +0.02%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.34 ▼1.27 % ARI 4,666 ▲1.31 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 94.34 ▼1.27 % ARI 4,666 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Ambasadori Lu vlerëson iniciativën e LSI-së për transparencë të financave: Detyrë e drejtuesve të partive

Ambasadori i SHBA-vë në Tiranë Donald Lu, e cilësoi të jashtëzakoshëm dialogun e sotëm në tryezën e konferencës së KVV, “Korrupsioni zgjedhor: Nevoja për  një reformë të thellë e gjithpërfshirëse”, ku morën pjesë krerët e tre partive më të mëdha në vend, i PS-së, PD-së dhe LSI-së.

“Është shenjë shumë e mirë që krerët PD-së, PD-së dhe LSI-së, kanë vullnetin politik të marrin pjesë në një skenë të organizuar nga sektori i OJQ-ve. Është një shenjë shumë e  mirë për reformën dhe shumë e mirë për Shqipërinë”, vlerësoi Lu.

Diplomati amerikan u bëri thirrje udhëheqësve të partive, të përpiqen më shumë për të larguar politikanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale dhe të mos i vendosin ata në lista për t’u zgjedhur.

Gjithashtu ai iu drejtua edhe qytetarëve, për të cilët tha se “duhet të jenë të përgjegjshëm  për të mos marrë para për votën e tyre dhe për të mos votuar për njerëz të inkriminuar.”

Lu foli edhe për rëndësinë që ka transparenca në financat e partive. Ndërkohë që vlerësoi iniciativën e LSI-së për të bërë transparencë me financat e saj, ambasadori tha se është detyrë e drejtuesve të partive të marrin në dorë këtë proces shumë domethënës për transparencën e procesit zgjedhor në tërësi.

Willton: Rolin e shoqërisë civile esencial në luftën kundër korrupsionit zgjedhor

Ndërsa zv/ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Robert Willton, vuri në dukje ndër të tjera se nuk mjafton vetëm hartimi i ligjeve të mira, pasi në mungesë të zbatimit të tyre, ligjet janë veçse mashtrime.

Ai vlerësoi si esencial rolin e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit zgjedhor.

“Roli i shoqërisë civile është të rrisë shkallën e ndërgjegjësimit dhe t’i kërkojë llogari politikës”, tha Willton.

Në emër të OSBE dhe ODIHR, zv/ambasadori garantoi mbështetje të plotë ndaj kërkesës së qeverisë shqiptare asistencë në procesin e reformës në drejtësi.

“Ne si OSBE dhe ODIHR kemi pranuar ftesën e qeverisë shqiptare për mbështetje në reformën  zgjedhore dhe do të jemi të palodhshëm në mbështetjen tonë, sidomos ndaj kërkesave të sinqerta” tha Willton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.