☁️
Tiranë 20°C · Vranët 18 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.92 ▲0.89%
ARI 4,547 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,931 ▼ -1.56% ETH $2,119 ▼ -3.24% XRP $1.3849 ▼ -2.24% SOL $84.6700 ▼ -2.62%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.92 ▲0.89 % ARI 4,547 ▼0.34 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.92 ▲0.89 % ARI 4,547 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Politika

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

Në një kohë kur në arenën politike po diskutohet lidhur me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike si dhe kandiatët që do të kandidojnë përballë Sali Berishës për postin e kreut të së djathtëve, deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, foli lidhur me kriteret për kandidim në strukturat drejtuese të partisë.

Mbrëmjen e së enjtes Noka theksoi se çdo person që synon të jetë pjesë e strukturave drejtuese duhet të përmbushë disa kushte bazë, ku ndër më kryesoret është të jetë anëtar i Partisë Demokratike. Në këtë kontekst, ai u shpreh se persona të caktuar që kanë shprehur ambicie për poste drejtuese, përfshirë edhe Evi Kokalarin, nuk rezultojnë anëtarë të partisë dhe për rrjedhojë nuk kualifikohen për të kandiduar.

“Në PD kanë të drejtë të aplikojnë për të qenë në strukturat drejtuese të saj të gjithë ata që plotësojnë kushtet. Një kusht i parë është që duhet të jesh anëtar i një partie. Ata që po flet ti nuk janë anëtarë. Evi Kokalari nuk është anëtare”, tha flamur Noka dje në emision.

Pas kësaj deklarate, ka ardhur një reagim nga vetë Evi Kokalari, e cila ka hedhur poshtë këto deklarata të Nokës, duke theksuar se sipas vendimit të Gjykatës, themeluesit e një partie konsiderohen automatikisht anëtarë të saj, pa pasur nevojë për regjistrim shtesë.

 “Flamur Noka mbrëmë kaloi në mashtrimin e radhës, meqë shpifja për krijim partie nuk funksionoi. Tani pretendon se nuk jam anëtare dhe nuk kualifikohem.  Meqë Noka ka intelektin e një gjinkalle, po ia shpjegoj qartë dhe pastër:NË BAZË TË GJYKATËS, THEMELUESIT E NJË PARTIE JANË AUTOMATIKISHT ANËTARË.

Themeluesit nuk kanë nevojë për regjistrim të veçantë. PIKË. Unë kam refuzuar teserën për arsye që i kam shpjeguar më parë. PIKË. Kjo parti nuk është e juaja. PIKË. Berisha nuk është themelues i PD-së, siç mashtroni vazhdimisht. PIKË. Ikja juaj është pa kthim. PIKË”, shkruan ajo në postimin e saj në “Facebook”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.