🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,967 ▼ -1.75% ETH $2,060 ▼ -3.83% XRP $1.3161 ▼ -2.38% SOL $79.0400 ▼ -2.54%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Ambasadori rus në Tiranë: Shpresojmë që me qeverinë e re të kthehemi në tryezën e bisedimeve

Zgjedhjet e 25 prillit shihen si një dritare e re edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë. Për ambasadorin rus në Tiranë, Mihail Afanasiev, pika e parë do të ishte rifillimi i punës së Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, siç u dakordësua në vizitën e fundit që kryeministri Rama zhvilloi në Moskë. Afanasiev tha për emisionin EuropeIN në MCN se ky komision deri në vitin 2009 ka funksionuar në mënyrë shumë efektive dhe aktive.

“Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së re të Shqipërisë, autoritetet e vendit do të kenë mundësinë të trajtojnë temën e komisionit ndërqeveritar, dhe më pas të mund të kthehemi së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë. Ne nuk i diktojmë askujt si të jetojë dhe nuk japim këshilla, nëse nuk na kërkohet”, tha ai.

Afanasiev thotë se janë faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Rusisë:

Sipas ambasadorit pozitiv është fakti që edhe Shqipëria pranoi marrjen e vaksinës ruse Sputnik pas refuzimit fillestar nga kryeministri Rama:

“Zhvillimi i ngjarjeve ka treguar se politika e egoizmit kombëtar, e cila është shfaqur në disa vende të caktuara në botë, po na çon në një rrugë pa krye. Gjëja e parë që vlen të ketë vëmendjen tonë është efikasiteti i saj i lartë i provuar (mbi 91%), numri minimal i efekteve anësore të identifikuara, kushtet e thjeshta të ruajtjes (në një temperaturë prej + 2 gradë deri në +8 gradë) dhe avantazhi i rëndësishëm i tregut –vaksina ka një çmim të ulët, krahasuar me analogët e tjerë”

Ai deklaroi se Rusia mirëpriti rifillimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të çojë në një zgjidhje përfundimtare të problemit të Kosovës.

“Rusia pranon çdo zgjidhje që do të arrihet nga palët. Nëse zgjidhja do të thotë pavarësi, atëherë Rusia do të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne gjithashtu besojmë se vendimi që do të merret si rezultat i dialogut, do të duhet të miratohet nga një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që ajo të marrë një legjitimitet global dhe çështja e Kosovës të hiqet përgjithmonë nga axhenda ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.