Politika

Ambasadori shqiptar në Athinë: S’do ketë kthim emigrantësh!

Post-referendumi

Dashnor Dervishi, ambasadori shqiptar në Greqi, pak orë pas përfundimit të referendumit, siguroi një ditë më parë nga Athina se rezultati kundër reformave të kreditorëve në referendum ishte i pritshëm dhe se një skenar i daljes nga Eurozona është i mundur. “Ishte diçka që pritej. E reja, në përfundim të këtij referendumi, është se diferenca sa po vjen dhe theksohet në favor të Jo, gjë që tregon edhe njëherë mbështetjen e madhe që ka qeveria e Syriza-s nga masat e gjera të popullit grek. Janë disa skenarë ndërmjet të cilave edhe mundësia e daljes nga zona euro, e cila sipas skenarëve do të ketë një kohë të gjatë dhe me faza”, Dervishi. Por ambasadori shqiptar ka hedhur poshtë zërat se emigrantët shqiptarë do të kthehen në atdhe, duke theksuar se ata tashmë janë pjesë e integruar në shoqërinë greke. “Më shumë është një psikozë, pjesë e debatit të përgjithshëm që bëhet në Greqi, të kthehemi apo të mos kthehemi, të ikim apo të rrimë. Por praktikisht ajo pjesë e shqiptarëve që është sot në Greqi është pjesa më e integruar e shoqërisë shqiptare këtu, qoftë me punën që kanë pavarësisht nga kriza ekonomike janë sistemuar. Fëmijët në mënyrë të veçantë i mbajnë të lidhur. Sa i përket kthimit nuk na rezulton që të ketë ndonjë kthim masiv apo tendencë për t’u kthyer. Është vetëm një debat i hapur prej vitesh që të rrinë apo mos të rrinë meqenëse Greqia nuk po ecën mirë me ekonominë e saj. Ndërsa kthimi i fëmijëve koincidon dhe me pushimet, kanë mbaruar shkollën dhe me këtë rast i nisin në Shqipëri, por nuk ka lidhje me kthimin përfundimtar apo jo të tyre”, shtoi Dervishi për “Ora News”. Ambasadori Dervishi deklaroi gjithashtu se situata në Greqi do të ndikojë në stabilitetin e Ballkanit, por nuk do të ketë impakt negativ te vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button