☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 86.78 ▼6.03%
ARI 4,579 ▲4.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,932 ▲ +1.14% ETH $2,197 ▲ +1.45% XRP $1.4349 ▲ +1% SOL $93.2700 ▲ +1.79%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.78 ▼6.03 % ARI 4,579 ▲4.03 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 86.78 ▼6.03 % ARI 4,579 ▲4.03 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Amerikani David Schwendiman emërohet Prokurori Special i Gjykatës Speciale

Amerikani David Schwendiman, deri tani prokuror i Taskë Forcës, që ka kryer hetimet për krimet e UÇK’së, është emëruar Prokuror Special i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Emërimi i Schwendiman, në pozitën e prokurorit, nënkupton që edhe Taskë Forca e deritashme shndërrohet në Zyrë të Prokurorit. Kjo i bie që amerikani do të jetë përgjegjës për të ndjekur krerët e UÇK’së, të cilët dyshohen për krime lufte, në bazë të pohimeve në raportin e Dick Martyt.

“Më 1 shtator 2016, David Schwendiman, Kryeprokuror i Taskë Forcës Speciale Hetuese të BE’së (SITF), është emëruar Prokuror Special (kryeprokuror) i Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës” thuhet në njoftim.

“Zoti Schwendiman është emëruar në pajtim me nenin 35 të Ligjit të Kosovës për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Specializuar të Prokurorit që është miratuar në gusht të vitit 2015. Emërimi i tij shënon edhe tranzicionion formal nga SITF në SPO” bën të ditur zyra e Prokurorit.

Schwendiman ka paralajmëruar një vizitë në rajon dhe një takim me media në një kohë të përshtatshme në javët dhe muajt e ardhshëm. Gjykata Speciale pritet të funksionalizohet plotësht pasi të miratohet në parlamentin holandez.

Pala kosovare e ka kryer punën e saj, pasi ish -Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me shtetin e Holandës “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.