☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.27 ▼0.48%
ARI 4,033 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,260 ▲ +0.15% ETH $2,329 ▼ -0.07% XRP $1.3088 ▲ +0.96% SOL $101.0000 ▼ -0.46%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.27 ▼0.48 % ARI 4,033 ▼0.13 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.27 ▼0.48 % ARI 4,033 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Irani u kërkon vendeve të rajonit të formojnë aleancë ushtarake pa SHBA-në dhe Izraelin

Irani u bëri thirrje sot vendeve të Lindjes së Mesme të krijojnë “aleancë sigurie dhe ushtarake” që përjashton në mënyrë të qartë SHBA-në dhe Izraelin.

“Ka ardhur koha për të krijuar aleancë sigurie pa praninë e SHBA-së dhe Izraelit”, tha Ebrahim Zolfaghari, një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, në një video-mesazh drejtuar botës arabe dhe islamike.

Ai e përshkroi agresionin e SHBA-së dhe të Izraelit kundër Iranit si pasqyrim të një “faze të re” dhe tha se Irani është në ballë të mbrojtjes së kombit islamik.

Zëdhënësi Zolfaghari theksoi nevojën për të mos u mbështetur në fuqitë e jashtme dhe për t’u kthyer te mësimet e Kuranit, duke thënë se vendet rajonale nuk kanë nevojë për kombe të largëta për të garantuar sigurinë e tyre.

“Ne duhet të bashkohemi për të garantuar sigurinë tonë dhe për të ecur drejt një karte kolektive sigurie të bazuar në Islam dhe Kuran si një referencë, bazë dhe themel të fortë”, tha ai.

Armiqësitë janë përshkallëzuar që kur filluan sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme të përsëritura me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.   /os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.