Bota

”Amnesty International” akuzon grupet e armatosura palestineze për krime lufte

Grupet e armatosura palestineze janë shpallur fajtore për krime lufte, për vrasjen jo vetëm të civilëve izraelitë, por edhe atyre palastinezë nga sulmet ajrore në Gaza vitin e kaluar, deklaroi sot Amnesty International.

zz357Sipas dy raporteve të mëparshme, ishte Izraeli ai që u akuzua për këto krime nga kjo organizatë. Raporti më i fundit nga kjo organizatë është publikuar vetëm disa ditë para, raport që zyrtarët palestinezë planifikojnë ta paraqesin në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, kundër drejtuesve izraelitë më 1 prill.

Grupet e armatosura palestineze duke përfshirë dhe krahun e armatosur të Hamasit kanë nisur sulme të vazhdueshme dhe të paligjshme gjatë konfliktit duke vrarë gjashtë civilë dhe duke plagosur shumë të tjerë.

”Duke kryer këto krime, ata kanë treguar qartazi një ndjenjë indiferentizmi përballë të drejtës humanitare ndërkombëtare”, deklaroi Philip Luther, drejtor i programit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në ”Amnesty International” në një komunikim menjëherë pas publikimit të raportit.

Ai i referohej vdekjes së gjashtë civilëve, përfshirë dhe një fëmijë katër vjeç, i vrarë gjatë një sulmi me raketa në Rripin e Gazës.

”Pasaktësia në objektiv e raketave ka çuar dhe në vdekjen e civilëve palastinezë”, thuhet në raport.

”Ishte një raketë palastineze ajo që shkaktoi dhe vdekjen e 13 civilëve palastinezë, ndër të cilët 11 ishin fëmijë, deklaratë që i referohet 28 korrikut 2014 në një kamp refugjatësh ne Gaza”, sipas një eksperti të dërguar nga ”Amnesty International”.

Shumë mjekë palestinezë shkuan në ndihmë të të plagosurve në Izrael, por ata u kthyen mbrapsht nga ushtria vendase me pretendimin se ky ishte vetëm një “sulm i dështuar rakete”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button