Bota

‘Amnesty International’ akuzon Izraelin për krime lufte

1418130246izraelbombardimiIzraeli akuzohet për krime lufte nga ‘Amnesty International’ të kryera gjatë fushatës së fundit ushtarake në Rripin e Gazas kundër militantëve të Hamasit.

Raporti i referohet ditëve të fundit të fushatës 50-ditore, kur u bombarduan katër objekte shumëkatëshe civile në qendër të qytetit.

Provat e grumbulluara, sipas ‘AI’ nuk i japin të drejtë Izraelit dhe nuk justifikojnë mjetin e përdorur për të luftuar ekstremistët.

Organizata për të drejtat e njeriut bëri thirrje për ndërmarrjen e një hetimi ndërkombëtar të pavarur për rastin në fjalë dhe nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve.

Izraeli kundërshtoi raportin duke deklaruar se është hartuar në mungesë të provave dhe pa marrë parasysh faktin që militantët e Hamasit përdorinin ndërtesat civile për të planifikuar, organizuar e ndërmarrë sulme kundër objektivave civile në Izrael.

2200 palestinezë, nga të cilët mbi 1400 civilë, gjetën vdekjen në fushatën 50-ditore të ushtrisë izraelite kundër Hamasit dhe rreth 11 mijë të tjerë u zhvendosën nga konflikti. Nga radhët e Izraelit humbën jetën 67 persona, 65 prej të cilëve ushtarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button