Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.09 ▲3.12%
ARI 4,546 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,707 ▲ +0.16% ETH $2,023 ▲ +0.75% XRP $1.3229 ▼ -1.08% SOL $82.3100 ▲ +0.02%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.09 ▲3.12 % ARI 4,546 ▼0.25 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.09 ▲3.12 % ARI 4,546 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Amnesty International: Kosova dhe Serbia të kryejnë hetime për të zhdukurit

amnesty-international-kosova-dhe-serbia-t-euml-kryejn-euml-hetime-p-euml-r-t-euml-zhdukurit_hdMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, “Amnesty International” u ka bërë thirrje sot Serbisë dhe Kosovës që të kryejnë një hetim të shpejt, të pavarur, efektive dhe të paanshëm në lidhje me të dyshuarit për zhdukje dhe rrëmbime me forcë të njerëzve të kryera para, gjatë dhe pas konfliktit të armatosur në Kosovë, gjatë vitit 1999.

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Amnesty International”, shkruan në raportin e vetë se, edhe 15 vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur, rreth 1,700 njerëz mbeten të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Në Serbi, gërmimet në Rashkë po vazhdojnë, ku deri më tani janë gjetur 47 trupa të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë transferuar nga vendi ynë në vitin 1999.

Kanë kaluar më shumë se 12 vjet që kur trupat e më shumë se 900 shqiptarëve të tjerë të Kosovës janë zhvarrosur në vende të tjera në Serbi, por askush nuk është përgjigjur për këto krime, shkruan në raport “Amnesty International”.

Kosova pritet të themeloj një gjykatë të veçantë, ku do të gjykojë anëtarët e akuzuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për “rrëmbimet” e supozuara të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët thuhet se janë transportuar për në Shqipëri, ku besohet të jenë vrarë.

“Amnesty International” përmes raportit të saj u ka bërë thirrje edhe vendeve të rajonit Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë, që të kryejnë hetime në lidhje me zhdukjen e mijëra personave.

Kujtojmë se në Bosnje janë të zhdukur rreth 7.800 persona, kurse në shtetin kroat rreth dy mijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.